Një mëngjes i mirë, jetë më e shëndetëshme

administrator
Read Time1 Minute, 6 Seconds

Sa prej jush e kanë dëgjuar shprehjen “Mëngjesin haje si mbret, dreken si princ dhe darkën si i varfër”. Kjo tregon që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe i duhet kushtuar rëndësi. Një dietë e mirë ushqimore rekomandon një mëngjes të pasur me proteina dhe karbohidrate. Më poshtë po ju japim disa ide për një mëngjes të shëndetshëm.

Proteinat, aq të rëndësishme për trupin, mund ti merrni nga veza, bajamet dhe arrat. Konsumimi në mëngjes i vezëve (të ziera do të ishtë më mirë) dhe i bajameve apo arrave janë burim proteinash për trupin tuaj.
Mëngjesi i pasur me proteina të rëndësishme mund t’u ndihmojë shumë personave të cilët janë në dietë për të larguar disa kilogramë. Kjo pasi proteinat kanë vetinë që të mbajnë më gjatë ndjenjën e ngopjes.

Si burim karbohidratesh do ju rekomandonim frutat dhe drithërat. Gjithmonë duke vënë theksin te drithëra të shëndetshme dhe jo me sheqer. Një përzierje me kos, fruta, drithëra (si tërshëra) dhe disa bajame do ishte një mundësi për një mëngjes të shëndetshëm dhe shumë të shijshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Akrepat e orës ndryshojnë, një orë gjumë më pak

Sa prej jush e kanë dëgjuar shprehjen “Mëngjesin haje si mbret, dreken si princ dhe darkën si i varfër”. Kjo tregon që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe i duhet kushtuar rëndësi. Një dietë e mirë ushqimore rekomandon një mëngjes të pasur me proteina dhe karbohidrate. Më […]