Një mbrëmje madhështore në hapjen e Sheshit “Skëndërbej”

administrator
Read Time1 Minute, 25 Seconds

Me këngë dhe valle u hap mbrëmja e 10 qershorit, një mbrëmje e kuruar deri në detaje. Një spektakël madhështor ishte ai i përurimit të shëshit Skëndërbej mbrëmjen e djeshme. E gjitha u zhvillua mbi një platformë prej 28 mijë metrash katrorë ku elementet e arkitekturës së sheshit u ndërthurën harmonishëm me dritat dhe skenografinë e skenës së kocertit të përgatitur enkas për këtë rast.

Kryebashkikau Veliaj e ka konsideruar këtë shesh simbloin e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, ashtu sikurse gurët e shtruar mbi të kanë ardhur nga të gjithë trevat e vendit. Gjatë fjalës së mbajtur Veliaj është shprehur se ka marre ftesë nga Bienalja e Cikagos për të prezantuar Sheshin “Skëndërbej” si një nga arkitekturat më të bukura në botë. Mes emocioneve kryebashkiaku ka falenderuar të gjithë kontribuesit, që nga arkitektët e deri tek puntori më i thjeshtë që i kanë qëndruar kësaj vepre madhështore siç e quajti ai prej 10 muajsh mbi koke, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe zërat kundër për këtë projekt.

Mbrëmja e djeshme, një mbrëmje e cila ishte madhështore mblodhi pranë vetës me qindra qytetarë. Një lumë fishekzjarresh e dritash transformuan qendrën e Tiranës duke e kthyer atë në një spektakël të vërtetë. Një sërë aktivitetesh u organizuan enkas për këtë rast, si dhe koncerti i cili ngjiti në skenë grupe artistësh nga te gjitha trevat e Shqipërise duke i dhënë kështu dimensionet e një ngjarje kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Qytetarët ukrainas tashmë pa viza në BE

Me këngë dhe valle u hap mbrëmja e 10 qershorit, një mbrëmje e kuruar deri në detaje. Një spektakël madhështor ishte ai i përurimit të shëshit Skëndërbej mbrëmjen e djeshme. E gjitha u zhvillua mbi një platformë prej 28 mijë metrash katrorë ku elementet e arkitekturës së sheshit u ndërthurën […]