Një dedikim nga Zemra e Tiranës për gocat e FRESSH (nga Deputeti Ervin Bushati)

administrator
Read Time1 Minute, 19 Seconds

CLINTON VS. DONALD: Kush Fiton ne FINALE?

DEBATI I FUNDIT PRESIDENCIAL NE USA

Donald Trump, kandidati republikan, kishte një detyrë kryesore në debatin e fundit presidencial, të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në Las Vegas: të sigurojë votuesit e lëkundur të cilët janë mosbesues ndaj Hillary Clinton, se ai është i aftë për të qenë president.
Këtë se arriti dot as mbrëmë.

Pasi spekulloi për ditë me rradhë, se zgjedhjet e përgjithshme do të “manipulohen”, Z. Trump u pyet, prerë, nëse ai do të respektonte traditën që humbësit pranojnë fituesit, në mënyrë që vendi të mos përçahet. Përgjigjja e tij ishte: “Unë do t’ju them kur të ndodhë. Do t’ ju mbaj pezull, në rregull?”

Z. Trump bëri gafa të tjera, si kur u përgjigj në lidhje me Gjykatën e Lartë, me një ankesë se drejtësia ishte e vrazhdë ndaj tij, ose kur ndërpreu znj. Clinton me fjalinë, “Një grua e poshtër”. Clinton llomotiti mbi disa tema, kryesisht mbi Sirinë. Por përbuzja e zotit Trump për procesin demokratik do të dominojnë titujt e artikujve mbi zgjedhjet dhe do t’u shkaktojë udhëheqësve republikanë agoni të reja. Pra, Partia Republikane do e vuajë jo pak ne kuti, sjelljen jo shumë mature te kandidatit te tyre.

Me sa pamë mbrëmë, Donald (si e quan jo pa arsye Clinton) do e kishte te vështirë edhe me këdo nga kandidatet tona vajza qe pamë te gara FRESH.

#anaabdi #jonidaspaho #marinelarukia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

PROGRAME MBA: MË TË MIRAT NË BOTË - SA VLEJNË?

CLINTON VS. DONALD: Kush Fiton ne FINALE? DEBATI I FUNDIT PRESIDENCIAL NE USA Donald Trump, kandidati republikan, kishte një detyrë kryesore në debatin e fundit presidencial, të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në Las Vegas: të sigurojë votuesit e lëkundur të cilët janë mosbesues ndaj Hillary Clinton, se ai është […]