Nisma / Kujdes dhe vëmendje për çdo grua Kryefamiljare tek “Zemra e Tiranës” ❤

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 11 Seconds

“Vendosëm ta nisim nga Zemra e Tiranës, aty ku shërbej si deputet, për të dhuruar sado pak buzëqeshje në secilën prej 33 familjeve ku gruaja është kryefamiljare në Njësinë 8”, u shpreh Deputeti i Partise Socialiste Ervin Bushati


Për mua, për ne socialistët FAMILJA është e shenjtë ndaj edhe të jemi humanë e të kujdesshëm me këdo që ka nevojë, është mision imi, mision yni.  

Nuk mjafton që gratë kryefamiljare t’i cilësojmë thjesht si “heroina” që arrijnë të rrisin dhe edukojnë fëmijë të vetme.
Shpesh atyre ju duhet të punojnë sa për dy persona, për të çuar përpara jetën e tyre dhe të fëmijëve.
Ato kanë nevojë për secilin prej nesh, për kujdesin dhe vëmendjen tonë.

Nga Zemra e Tiranës kanë lindur shumë nisma për të qenë pranë çdo njeriu që ka nevojë.
Më pas do të jemi në çdo familje të grave kryefamiljare në Tiranë, për t’i treguar secilës prej tyre dhe çdo fëmije të këtyre familjeve, se nuk janë vetëm.

Çdonjëra nga këto gra, na jep çdo ditë shembullin e forcës dhe dëshmon forcën e familjes.
Për “Familjen e ZEMRËS” ndërmarrim këtë nismë për të qenë sa më pranë njerëzve, nga Zemra e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Revolucioni digjital/Rama: Bizneset do të kursejnë 340 ditë pritje në radhë

“Vendosëm ta nisim nga Zemra e Tiranës, aty ku shërbej si deputet, për të dhuruar sado pak buzëqeshje në secilën prej 33 familjeve ku gruaja është kryefamiljare në Njësinë 8”, u shpreh Deputeti i Partise Socialiste Ervin Bushati Për mua, për ne socialistët FAMILJA është e shenjtë ndaj edhe të […]