Tirana “vishet” me ngjyra, nisma e veçantë e fëmijëve

Editor
Read Time1 Minute, 20 Seconds

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, “Zemra e Tiranës” në bashkëpunim me fëmijët e kopshtit “Shalom” kanë ndërmarrë një nismë të veçantë, duke mbjellë lule përgjatë Rrugës së Dibrës. Ashtu siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, të postuara nga deputeti Ervin Bushati, vogëlushët i kanë shtuar ngjyrat kësaj rruge. Më pas, ata i janë drejtuar “Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë”, ku kanë shpërndarë dhurata dhe ëmbëlsira për nxënësit. Në postimin e tij, Bushati shprehet se nga fëmijët mund të mësohet shumë, sidomos për dashurinë dhe solidaritetit.

“ÇDO FËMIJË ËSHTË NJË LULE E VEÇANTË, TË GJITHË BASHKË E BËJNË BOTËN NJË KOPSHT TË BUKUR. Të rinjtë e “Zemrës së Tiranës” në bashkëpunim me fëmijët e mrekullueshëm të kopshtit SHALOM, ditën e sotme kanë mbjellë lule shumë-ngjyrëshe në Rrugën e Dibrës, duke hijeshuar dhe gjallëruar të gjithë zonën. Pas kësaj, ata janë drejtuar në “Institutin e Nxënêsve që nuk shikojnë”, duke shpërndarë dhuratat e pregatitura prej tyre se dhe ëmbëlsira, por mbi të gjitha shumë dashuri.Nga fëmijët mund të mësojmë shumë, sidomos për DASHURINË & SOLIDARITETIN! Falenderime për “SHALOM” & “Zemrën e Tiranës”. #HappyChildren’sDay”, shkruan deputeti

Zemra e Tiranës do të punojë në vazhdim për të nxitur nisma të tilla nga fëmijët e kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Skandali i Bashës me lobimet/ Çfarë i tha ambasadori rus?! (Zbuloni qëndrimin e deputetit Ervin Bushati një vit më parë)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, “Zemra e Tiranës” në bashkëpunim me fëmijët e kopshtit “Shalom” kanë ndërmarrë një nismë të veçantë, duke mbjellë lule përgjatë Rrugës së Dibrës. Ashtu siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, të postuara nga deputeti Ervin Bushati, vogëlushët i kanë shtuar ngjyrat kësaj […]