Nisja e negociatave me BE, Ervin Bushati: Ja çfarë përfiton Shqipëria

Editor
Read Time1 Minute, 42 Seconds

Nisja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do përkthehet në përfitime të drejtpërdrejta për shtetin, ekonominë, por dhe qytetarët shqiptarë.

Në një analizë lidhur me efektet e nisjes së negociatave, Deputeti socialist Ervin Bushati thotë se përfitimet do nisin nga lëvizja e lirë e njerëzve, te lëvizja e mallrave e shërbimeve, për të shkuar deri aksesi më i madh në tregjet e kapitaleve.

“Duke pasur parasysh kush janë tre parimet bazë të lëvizjes në BE që është lëvizja e lirë e njerëzve që ka të bëjë edhe me punësimin dhe kjo pra do të ketë efekt në të ardhurat e qytetarëve shqiptarë, e dyta është lëvizja e të mirave dhe shërbimeve, qoftë mallra qoftë shërbime financiare etj. dhe e treta lëvizje kapitalit që ka të bëjë me investimet. Të treja këto parime, fluiditeti dhe lirshmëria në tregjet e BE patjetër që do të kenë efekte në ekonominë shqiptare dhe do të kapilarizohen në një mirëqenie të shtuar për çdo qytetar shqiptar”, tha Bushati.

Sipas Bushatit, reformat rrënjësore të ndërmarra nga Qeveria kanë bindur Bashkimin Evropian se Shqipëria është një shtet me ekonomi e financa të stabilizuara, por edhe me sistem funksional drejtësie që do vlejë si garanci për të gjithë bizneset e huaja apo investitorët potencialë.

“Efekte që nuk do të jenë të menjëhershme dhe direkte por që rrisin kredibilitetin dhe besueshmërinë e financave të republikës shqiptare në parterët tanë ndërkombëtare, pra një vend që ka një ekonomi të stabilizuar. Ka një sistem ligjor funksional, ka një sistem të sundimit të ligjit dhe kjo është arsyeja pse streson kaq fort dhe ve vëmendjen BE te reforma në drejtësi, është një garanci maksimale për të gjithë investitorët potencial që mund të vijnë nesër  në Shqipëri”, u shpreh Bushati.

/shqitparja.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Letra e mrekullueshme që Leonard Coheni i shkruajti muzës që dashuronte, teksa të dy i afroheshin vdekjes

Nisja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do përkthehet në përfitime të drejtpërdrejta për shtetin, ekonominë, por dhe qytetarët shqiptarë. Në një analizë lidhur me efektet e nisjes së negociatave, Deputeti socialist Ervin Bushati thotë se përfitimet do nisin nga lëvizja e lirë e njerëzve, te lëvizja […]