Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

administrator
Read Time44Seconds

Myslimanët në mbarë botën kanë nisur dje me lutje nëpër xhami agjerimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit. I quajtur ndryshe si muaji i mëshirës dhe i sakrificës, Ramazani është muaji më i rëndësishëm i kalendarit islam, në të cilin veprat vlerësohen shumëfish dhe shpërblehen. Gjatë këtij muaji të gjithë ata që munden agjërojnë duke u përmbajtur nga konsumimi i ushqimit dhe pijeve.

Vitet e fundit muaji i agjërimit ka qëlluar në muajt e verës, që do të thotë ditë më të gjata në hemisferën veriore të cilat sjellin edhe temperatura të larta. Sipas llogaritjeve, ditët më të gjata të agjërimit këtë vit do të jenë datat 19, 20 dhe 21 qershor. Dita e fundit e agjërimit është 24 Qershori, ndërsa me 25 qershor besimtarët festojnë Bajramin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 28 maj?

Myslimanët në mbarë botën kanë nisur dje me lutje nëpër xhami agjerimin e Muajit të shenjtë të Ramazanit. I quajtur ndryshe si muaji i mëshirës dhe i sakrificës, Ramazani është muaji më i rëndësishëm i kalendarit islam, në të cilin veprat vlerësohen shumëfish dhe shpërblehen. Gjatë këtij muaji të gjithë […]