Nis Kupa “Zemra Volley”

Editor
Read Time1 Minute, 21 Seconds

Të enjten u zhvillua ndeshja e parë e Kupës “Zemra Volley” në ambientet e gjimnazit Partizani, kupë e cila do të vijojë për një muaj përpara se të zbulojë skuadrën fituese. Pjesëmarrësit në këtë kompeticion ishin të pranishëm në hapjen e garës së bashku me të rinjtë e njësisë 8, ku mes muzikës dhe lojës u krijua një atmosferë festive.

I pranishëm në ditën e parë ishte edhe deputeti Ervin Bushati, i cili ka qenë gjithmonë një nga përkrahësit e aktiviteteve të ndryshme për të rinjtë dhe përmirësimit të jetës komunitare në këtë zonë.

Pas ceremonisë së vogël hapëse, dy skuadrat e para u vendosën në fushën e lojës për të nisur rrugëtimin drejt Kupës “Zemra Volley”.

Pas përfundimit të ndeshjes, përmes Sarës arritëm të pyesnim lojtarët e dy skuadrave për ndjesinë e kësaj gare. Donald Lusha dhe Erald Davithi na treguan diçka më shumë rreth ndeshjes.

Erald Davidhi: Ishte një lojë e fortë, por e përfunduam mes emocionesh në fitore. Pasioni për lojën na ndihmoi të kalonim në fazën tjetër.

Donald Lusha: E dinim që do të ishte një ndeshje e fortë. Pika jonë e dobët ishte organizimi dhe në sulm gabuam shumë. Urime skuadrës kundërshtare për fitoren.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga dita e parë e Kupës “Zemra Volley”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati: Vajzat e njësisë 8 që po lënë pa gjumë Bashën

Të enjten u zhvillua ndeshja e parë e Kupës “Zemra Volley” në ambientet e gjimnazit Partizani, kupë e cila do të vijojë për një muaj përpara se të zbulojë skuadrën fituese. Pjesëmarrësit në këtë kompeticion ishin të pranishëm në hapjen e garës së bashku me të rinjtë e njësisë 8, […]