Ngricat dhe dëbora rrezikojnë qershitë e Uashingtonit

administrator
Read Time1 Minute, 9 Seconds

Një stuhi e vonë dimri, që ka përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, ka kërcënuar qershitë e famshme të Uashingtonit, lulëzimi i të cilave është një terheqje e madhe për turistët në këtë sezon. Stuhia e natës i mbuloi pjesërisht lulet e sapoçelura me akull, ndërsa Shërbimi kombëtar i Parqeve u ka kërkuar vizitorëve t’i lënë të shkrihen në mënyrë natyrale dhe të evitojnë shkundjen e degëve për të penguar dëmtimin e pemëve.

Zyrtarët po ndjekin nga afër temperaturat këtë javë, ndërsa lulëzimi i qershive po arrin fazën kulmore. Kjo fazë arrihet kur 70% e luleve të qershive çelin dhe pas kësaj ato qëndrojnë të tilla nga katër deri në dhjetë ditë.

Nëse temperaturat do të vazhdojnë të bien, sipas ekspertëve, atëherë lulet do të vyshken, gjë që nuk ka ndodhur në gati një shekull. Çelja e pemëve të qershive është një nga atraksionet më të mëdha turistike të kryeqytetit amerikan. Festivali i çeljes së qershive tërheq me mijëra vizitorë çdo ditë dhe është një nga festat më të mëdha pranverore në SHBA. Këtë vit, festivali do të hapet, por është shtyrë për disa ditë, deri të shtunën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Përurohet qendra e parë e shërbimeve “one-stop-shop” e Ujësjellësit të Tiranës

Një stuhi e vonë dimri, që ka përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, ka kërcënuar qershitë e famshme të Uashingtonit, lulëzimi i të cilave është një terheqje e madhe për turistët në këtë sezon. Stuhia e natës i mbuloi pjesërisht lulet e sapoçelura me akull, ndërsa Shërbimi kombëtar i […]