Nga Ervin Bushati/ Bashkitë janë të Qytetarëve, KAMZA & VORA nuk janë më “Pronë Private”!!!

Editor
Read Time4 Minutes, 35 Seconds

Fjala a deputetit Ervin Bushati gjatë seancës parlamentare.

Të nderuar qytetarë,
Reforma mbi territorin, që Partia Socialiste ka ndërmarrë e cila solli një ndryshim në jetën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, është një nga reformat më të suksesshme të kësaj mazhorance. Reduktimi i numrit të pafund të komunave, të cilat ishin jashtë kontrollit dhe nuk jepnin dot shërbimet e duhura për qytetarët dhe marrja e një formati me 61 bashki funksionale të cilat sot ndryshojnë jetën e qytetarëve anembanë Shqipërisë, në fakt është një nga rastet pozitive ku politika nëpërmjet një reforme të thellë arrin që të ndryshojë realitetin në territor.

Bashkitë e krijuara të cilat kanë kompetenca të shtuara: administrojnë më shumë territor, administrojnë më shumë zona dhe shërbime ndaj qytetarëve, patjetër që kanë përmirësuar mënyrën sesi në çdo zonë të Shqipërisë, pavarësisht se sa larg është nga qendra administrative, pavarësisht se sa larg është nga Tirana, të kenë marrë një format dhe një standart tjetër të shërbimeve të cilat janë shumë më të mira se ai që ka qenë më përpara.

Ka ikur koha e komunave të falimentuara, të kryetarëve të komunave të cilët kishin privatizuar komunat përkatëse e mbanin vulën në xhep e jetonin në Tiranë dhe nuk i përgjigjeshin dot qytetarëve, madje shpeshhere edhe për arsye të buxhetit të falimentuar që në nisje për ti dhënë qytetarëve këto shërbime. Kështu që reforma që ne miratuam në mandatin e pare, patjetër që kërkonte dhe shumë akte të tjera ligjore dhe nënligjore, ngritjen e institucioneve, përforcimin e kompetencave që ato kanë dhe në këtë kontekst të ri zhvillimor ti japim qytetrëve më të mirën e asaj që politika mund të sjellë tek ta.

Sot teksa shohim që bashkitë kanë filluar të marrin rrugën për të plotësuar dëshirat më të mira të qytetarëve, në kryetar të rinj bashkish të cilët janë betuar për të mabjtur detyrën e tyre me nder dhe për të ndryshuar jetën e qytetarëve. Këto ditë janë mbyllur edhe proceset e kostituimit të qarkut pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe shohim që gjithë mozaiku i përmirësimit të institucioneve dhe shërbimet që marrin qytetarët më në fund po zënë vend.

Në qarkun e Tiranës në të cilin jam edhe deputet para pak ditësh u kostituua edhe Këshilli i Qarkut ku kemi edhe aty një mozaik ku paraqiten të gjithë qytetet të cilët marrin pjesë në qarkun e Tiranës si Rrogozhina, Kavaja, Vora, Kamza , Tirana qëllimi i të cilave është ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët.
Shpresojmë që në formatin e ri, jo vetëm të qarkut por të të gjitha bashkive të cilat me kryebashkiak të Partisë Socialiste kanë mundësinë dhe sfidën për t`i dhënë më të mirën qytetarëve të tyre, të cilët për shumë kohë ndoshta kanë qenë pjesë e një domeni apo të një ishulli të privatizuar të atyre që kanë qenë për shumë vite në krye ku përmendim rastin e Kamëzës apo të Vorës, me mandate të tejzgjatura dhe jashtë vëmendjes së qytetarëve të drejtuesve të cilët nuk përgjigjeshin më para qytetarëve.

Shpresojmë që këto ndryshime që ne do kalojmë sot që në fakt i kemi kaluar edhe para pak kohësh por që janë kthyer nga presidenti, t`i hapë rrugë sa më shumë kontrollit mbi territorit, të rrisin kompetencat e bashkive të reja të qarkut, të Agjensisë së Zhvillimit të Territorit që të mbrojnë më të mirën e interesit publik pa cënuar edhe interesin privat. Të mos harrojmë që zhvillimi ekonomik territorial i biznesit patjetër që ka një interes të shtuar privat, ka të bëjë me pronën, ka të bëjë me interesat e bizneseve dhe patjetër me interesin publik. Për të harmonizuar të gjithë këto interesa dhe për t`u dhënë më të mirat qytetarëve duhej që edhe ky ligj të përafrohej me ndryshimet e mëdha që kemi marrë me reformën territoriale.

I urojmë punë të mbarë kryetarëve të bashkive dhe shpresojmë që të gjitha këto bashki sidomos në qarkun e Tiranës, e cila ka një sfidë të madhe ku është dhe shumica e popullatës sot në Shqipëri dhe gjysma e biznesit në Shqipëri, të harmonizojmë sa më mirë si interesin publik ashtu edhe atë privat.
Ftoj kolegët, edhe ata të opozitës që kur vjen puna për reformën territoriale, kur vjen puna për të deleguar sa më shumë kompetencat te bashkitë, sepse janë ato që zgjidhen direkt nga qytetarët , janë ato që përgjigjen për shërbimet që marrin qytetarët që nga infrastruktura, pastrimi, ujësjellëskanalizimet. Pra ta kalojmë këtë ligj me të gjitha votat edhe të opozitës sot në parlament, sepse është në interes të qytetarëve dhe të funksionimit sa më mirë të kontrollit mbi territorin.
Faleminderit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

13 e premte/ Pse konsidorohet si ditë tersi

Fjala a deputetit Ervin Bushati gjatë seancës parlamentare. Të nderuar qytetarë,Reforma mbi territorin, që Partia Socialiste ka ndërmarrë e cila solli një ndryshim në jetën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, është një nga reformat më të suksesshme të kësaj mazhorance. Reduktimi i numrit të pafund të komunave, të cilat […]