Nëndetësja super luksoze…

Editor
Read Time51Seconds

Nëse jeni shumë i pasur dhe adhuroni thellësitë e oqeanit, atëherë keni mundësi  për të shpenzuar fitimet tuaja në një ekskursion të veçantë poshtë valëve të detit, në nëndetësen private për 12 persona Ocean Submarine.

Mjeti rreth 20 metra i gjatë është i aftë të futet në thellësi deri në 500 metra dhe të lundrojë me shpejtësi deri në 15 nyje detare. Brendësia e saj ofron një ambient luksoz, një bar e çuditërisht një librari. Kompania prodhuese po modifikon nëndetësen e saj për t’iu përshtatur aplikimeve të ndryshme si kërkime shkencore detare, turizëm dhe ndoshta edhe skenarëve të situatave të luftimin nëndetar.

Mjeti ka të njëjtat parametra specifikuese të nëndetëseve ushtarake dhe të NASA-s. Ocean Submarine pritet të ketë së shpejti një tjetër prototip për të cilin po punon me kompani si Rolls Royce, që tregon se çmimi apo qeraja e saj do të jenë edhe më të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 16 qeshor?

Nëse jeni shumë i pasur dhe adhuroni thellësitë e oqeanit, atëherë keni mundësi  për të shpenzuar fitimet tuaja në një ekskursion të veçantë poshtë valëve të detit, në nëndetësen private për 12 persona Ocean Submarine. Mjeti rreth 20 metra i gjatë është i aftë të futet në thellësi deri në […]