Negociatat me BE/Bushati: Po punojmë për të kapur stacionin e rradhës

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 1 Second

Deputeti i familjes socialiste, Ervin Bushati, i ftuar në studion e ‘Real Story’ në News 24, foli rreth çështjes së çeljes së negociatave dhe punën që mazhoranca po bën dita ditës me reformat në vend.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla lidhur me refuzimin nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Bushati u shpreh se jo gjithçka është në dorën tonë dhe se ajo që ka ndodhur me këto dy vende, ka të bëjë me ridimensionimin e politikës apo të marrëdhënieve në BE.

‘Macron ka deklaruar se është gati të flasë për negociata, nëse ndryshon metodologjia dhe këtë e ka patur me partnerët e tij’, deklaroi Bushati.

Më tej deputeti shprehu se shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave dhe se  kemi një dritë jeshile për të nisur procese më të gjera politike, fakt ky i pohuar edhe nga  Komisioneri për Zgjerim.

‘Po punojmë në të mirë të Shqipërisë për të kapur stacionin e rradhës, siç është ai para Samitit të Zagrebit’, shtoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë: 

 

‘Zemra e Tiranës

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Tryeza me opozitën/Bushati: Zhvillim për politikën shqiptare

Deputeti i familjes socialiste, Ervin Bushati, i ftuar në studion e ‘Real Story’ në News 24, foli rreth çështjes së çeljes së negociatave dhe punën që mazhoranca po bën dita ditës me reformat në vend. I pyetur nga gazetari Sokol Balla lidhur me refuzimin nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë […]