NE NUK BËJMË DOT GJËRA TË MËDHA, VETËM GJËRA TË VOGLA ME DASHURI TË MADHE.

administrator
Read Time1 Minute, 6 Seconds

Bamirësia nuk të varfëron, por të bën një njeri më të mirë. Ndaj ju lutemi në emër të Zemrës së Tiranës të bëheni pjesë e një nisme bamirësie duke dhuruar libra, lapsa me ngjyra, fletore vizatimi, plastelina apo çdo gjë tjetër që mundeni për t`u kthyer buzëqeshjen disa fëmijëve parashkollor, në klasën e të cilëve mungon baza materiale për të mësuar dhe për t`u argëtuar si çdo bashkëmoshatar i tij.Kushdo që mundet të dhurojë diçka për këto fëmijë e t`u kthejë atyre buzëqeshjen, është i lutur të bashkëpunojë. Të gjithë janë të barabartë, të gjithë fëmijët janë njësoj. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të. #femijëtjanëdashuri

**Kjo është një nismë qytetare të cilën Zemra e Tiranës do ta mbështesë në vijimësi në të gjithë Njësinë 8. Për çdo ndihmë mund t’i dorëzoni pranë zyrës tek Njësia 8 që ndodhet tek Rruga e Dibrës.**

NE NUK BËJMË DOT GJËRA TË MËDHA, VETËM GJËRA TË VOGLA ME DASHURI TË MADHE

#zemraetiranes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

1300 Vende të Lira Pune në Shtet e Privat, APLIKONI

Bamirësia nuk të varfëron, por të bën një njeri më të mirë. Ndaj ju lutemi në emër të Zemrës së Tiranës të bëheni pjesë e një nisme bamirësie duke dhuruar libra, lapsa me ngjyra, fletore vizatimi, plastelina apo çdo gjë tjetër që mundeni për t`u kthyer buzëqeshjen disa fëmijëve parashkollor, […]