Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve: Faleminderit që na mbani gjallë!

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 41 Seconds

‘Dita Ndërkombëtare e Mjekëve’ është padyshim një  ditë simbol në emër të atyre që luftojnë çdo ditë në front me armikun, vetëm e vetëm për të na mbajtur ne gjallë. Është një ditë feste për çdo person,  pasi kur futet në lojë shëndeti, çdokush gjunjëzohet para Zotit dhe atyre që kanë në dorë shërimin tonë, pikërisht mjekëve.  Lufta për shpëtimin e jetës nuk njeh moshë, fe, gjini, ngjyrë lëkure apo pasuri, prandaj sot më shumë se kurrë, në këtë situatë ku ndodhemi,  ne të gjithë ndihemi mirënjohës deri në përunjësi ndaj atyre që po lënë veten e tyre pas dore për ne.

Është pikërisht kjo dita kur njeriu e kupton që shëndeti është kryefjala e jetës së tij dhe duhet të ndihet mirënjohës për çfarëdo që ka në jetë.

Italia, fqinji ynë po numëron qindra viktima çdo ditë dhe bilanci sa vjen e rritet.

Sado i fortë që është një shtet , kur gjendet përballë fatkeqësive natyrore të tilla, goditjet që merr janë të pathyeshme, gati gati fatale.

Në këto sfida që ofron jeta, solidariteti dhe mbështetja duhet të jenë primare  dhe këtë Shqipëria dhe mjekët shqiptarë e treguan më së miri.

Vendi ynë tregoi dhe njëherë bujarinë dhe mirënjohjen për mbështetjen që Italia na ka dhënë, duke dërguar 30 shpëtues jetësh drejt vatrës së zjarrit, pikërisht aty ku numri i viktimave shumëfishohet çdo ditë.

Mjekët tanë heronj do vijojnë të kryejnë misionin e tyre deri kur kjo tragjedi të përfundojë, e më tej do të kthehen kryelartë në vendin e shqiponjave, në Atdhe.

Kjo është dita e tyre, ‘Dita e Mjekut’ dhe  në vend që të ishin duke festuar, ato ndodhen në Luftë.

U përulemi me nder dhe krenari! Gëzuar dhe faleminderit që na mbani gjallë!

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dërgimi i mjekëve në Itali/ Bushati: Kokën lart! Shqipëria, shembull solidariteti në komunitetin ndërkombëtar

‘Dita Ndërkombëtare e Mjekëve’ është padyshim një  ditë simbol në emër të atyre që luftojnë çdo ditë në front me armikun, vetëm e vetëm për të na mbajtur ne gjallë. Është një ditë feste për çdo person,  pasi kur futet në lojë shëndeti, çdokush gjunjëzohet para Zotit dhe atyre që […]