Ndihmat në Konferencën e Donatorëve/ Bushati: Ndërtimi, Motor i Ekonomisë së Re

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 33 Seconds

Anëtari  i Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive për Balkan Web, ku foli për ndihmën e ofruar ndaj Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve. Bushati deklaroi se e vlerëson pozitivisht vëmendjen e kushtuar ndaj Shqipërisë dhe se financimi përmes kredive apo edhe donacioneve, i jep në dorë qeverisë të gjitha instrumentet për programin e rindërtimit.

“Shuma është e madhe dhe po të mblidhet bashkë me efektet buxhetore, shkon gati 10% të GDP. Kjo do të shkojë për ndërtimin, pra  do të thotë që dhe ndërtimi si sektor do ndryshojë në 2-3 vitet e ardhshme”, shprehu Bushati.

Pavarësisht shumës së lartë të kredive nga donatorët, deputeti socialist sqaron se ato janë me interesa të ulëta dhe se kjo është një nga mënyrat më të mira që këto fonde mos të merreshin nga kanale të tjera të ekonomisë.

“Patjetër që këto fonde sa të merreshin nga ekonomia shqiptare, do të duhet të vinin nga një burim tjetër. Do të vinin nga një eurobond, do dilte në tregjet ndërkombëtare apo do të duhet të rriteshin taksat.  Mënyra më e mirë do të ishte kjo që po ndodh sot, sepse dhe normat e interesit janë shumë të ulëta. Në  fund të ditës ne do paguajmë më pak sesa kemi marrë në sensin e interesit dhe patjetër që do futen në ekonomi. Unë parashikoj që nëse ekonomia ecën me ritme të mira, ekonomia shqiptare të rritet edhe 5% në raport me GDP, sepse paratë po të ndahen në 2-3 vite, i bie që të rritet ekonomia 3-4% më shumë në raport me GDP edhe mbi atë që do të ishte normalja”, theksoi së fundmi deputeti Bushati.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Industria e ndërtimit/Bushati: Motor bazë për ekonominë e së ardhmes

Anëtari  i Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive për Balkan Web, ku foli për ndihmën e ofruar ndaj Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve. Bushati deklaroi se e vlerëson pozitivisht vëmendjen e kushtuar ndaj Shqipërisë dhe se financimi përmes kredive apo edhe donacioneve, […]