Ndihmat humanitare, Bushati thirrje Bashës për bashkëpunim

Bleona Hoxha
Read Time3 Minutes, 31 Seconds

Shpresojmë të kemi kaluar fazën e parë  ndonëse duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos shpërdorojmë avantazhin e krijuar nga beteja e parë me këtë pandemi botërore. Kërkohet nga qytetarët të zbatojnë të gjitha masat e ndërmarra nga ekspertët.

Patjetër që pandemia ka patur një ndikim të madh në ekonomi, pra ndrydhja që i ka bërë gjithë tregut botëror ka qenë e ndjeshme. Kemi ekonomi të cilat do tkurren në një mënyrë të konsiderueshme, duke nisur nga SHBA-të që kanë pësuar humbje të mëdha dhe e njëjta gjë do ndodhë dhe me BE-në apo Shqipërinë.

Vende të vogla si ne nëse dinë të manovrojë, mund të rikuperohen shpejt. Ne edhe pas tërmetit patëm mundësinë të ngremë fondet që janë në masë sa 10% e GDP-së. Ne kemi një nivel shumë të ulët të infektimeve  dhe të vdekshmërisë sepse kemi marrë masat në momentin e duhur. Ne nuk kishim kapacitetet ekonomike dhe shëndetësore si Italia apo Franca dhe ia dolëm mbanë. E gjithë kjo është për t’u përshëndetur dhe tregon siguri. Hapja do jetë graduale. Ne sot nuk jemi shtet në karantinim dhe nuk jemi në zonat e kuqe.

Janë ndarë pako ushqimore për familjet në nevojë, janë ndarë fonde nëpërmjet pagës së luftës apo papunësisë  dhe 80% e bizneseve janë mbështetur me fonde buxhetore. Me ato para që kemi në dispozicion ndërhyrja ka qenë e konsiderueshme. Ne kemi marrë edhe grante, pra para që jepen pa paguar interes. Është një format që na u dha nga BE me rastin e tërmetit dhe pandemisë. Këto nuk i jepen një shteti që nuk është i besueshëm. Ne kemi mundësinë për të rritur borxhin publik. Duhet parë për të shtuar ofertën e parasë në treg dhe jo për të ulur kërkesën. Ketu hyjnë dhe taksat. Ne duhet të mbajmë këtë normë taksimi, por kemi shumë hapësirë për rritjen e borxhit publik. Në këto raste kjo është një luftë e tretë botërore dhe kërkon masa të tilla. Nuk është një skenar qe e kemi parë diku tjetër, nuk është një luftë që ne e kërkuam, por njerëzimi ka reaguar kudo njësoj. Vendet kanë ecur sinkron me njëri-tjetrin. Shqipëria reagoi shumë shpejt dhe bëri që të shpëtoheshin shumë jetë njerëzish.

Opozita ka zgjedhur argumentin dhe leksikun e gabuar. Tenderat janë të ligjshëm dhe janë shërbime që shkojnë tek qytetarët. Nuk kam parë në asnjë moment z.Basha të çojë një ndihmë tek njerëzit në nevojë. Në njësinë time ne kemi ndarë rreth 1 mije pako. Është modeste, por kanë qenë ndihma të mbledhura nga njerëz dhe biznese. Basha sikur vetëm me një pako të ndihmonte një pensionist apo një familje në nevojë do të bënte shumë mirë.  Unë i kam bërë personalisht thirrje, të na bashkohet me ndihmat, ia gjej unë pakot sepse ka shumë biznese që ofrohen të ndihmojmë. Basha duhet të japë një shembull, pra të dhurojë një pako ushqimore apo të mbjellë një pemë. Të dëgjosh sot opozitën, dëmton rëndë shëndetin. Qoftë edhe një demokrat i vetëm që nuk beson tek qeveria dhe nuk zbaton masat, rrezikon jetën e tij.

Në Shqipëri ka një të vdekur për 100 mijë banorë ndryshe nga rasti i Gjermanisë ku ka 10 të vdekur për 100 mijë banorë.

Duhet t’ia njohim meritat qeverisë shqiptare sepse këtë gjë e ka bërë mirë.

Përgjegjshmëria jonë dhe mënyra si sillemi me ekonominë dhe mënyra si Shqipëria ka ditur të jetë një faktor dhe aktor, është një shembull i vogël, por i suksesshëm i asaj se si mund të bëhen punët mirë. Një qeveri që nuk di të mbrojë qytetarët, nesër nuk mbron as ekonominë. Ne sot po mbrojmë shëndetësinë e shoqërisë, në mënyrë që të mbrojmë dhe ekonominë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kuvendi në Seancë Plenare/ Deputeti Bushati mban fjalën e tij

Shpresojmë të kemi kaluar fazën e parë  ndonëse duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos shpërdorojmë avantazhin e krijuar nga beteja e parë me këtë pandemi botërore. Kërkohet nga qytetarët të zbatojnë të gjitha masat e ndërmarra nga ekspertët. Patjetër që pandemia ka patur një ndikim të madh […]