Ndërron jetë ish-kryeministri i Greqisë, Konstantinos Mitsotakis

administrator
Read Time1 Minute, 0 Seconds

Ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare ish-kryeministri i Greqisë dhe kryetari honorifik i Partisë Demokracia e Re, Konstantinos Mitsotakis. Ai ka një karrierë të gjatë politike të nisur në fillim të viteve ’60 dhe ka qene bashkëthemelues i Demokracisë së Re, forcës së djathë politike më të madhe në Greqi. Micotaqis ka qenë kryeministër i Greqisë nga viti 1990 deri në 1993.

Konstantinos Mitsotakis ka studiuar drejtësi, shkenca politike dhe ekonomik në Universitetin e Athinës. Në vitin 1990 pas fitores në zgjedhje të Partisë Demokracia e Re, u betua si Kryeminister i vendit. Pas humbjes së zgjedhjeve në 1993 Mitsotakis dha dorëheqjen si Kryetar i Partisë Demokracia e Re, duke mbetur deputet. Ne vitin 2004 ai u shkëput nga jeta politike, pas një prezence në politike prej 58 vitesh. Prej vitit 1953 ishte i martuar me Marika Januku dhe kanë katër femijë dhe shumë nipër e mbesa. Dy nga katër femijët e tij kanë ndjekur hapat e të atit. Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme dhe politikane aktive e konservatoreve për vite me radhë dhe Kiriakos Mitsotakis, tashmë është lideri i Demokracisë së Re, me synimin për t`u bërë kryeministër i vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Plazhet më të bukura në Shqipëri

Ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare ish-kryeministri i Greqisë dhe kryetari honorifik i Partisë Demokracia e Re, Konstantinos Mitsotakis. Ai ka një karrierë të gjatë politike të nisur në fillim të viteve ’60 dhe ka qene bashkëthemelues i Demokracisë së Re, forcës së djathë politike më të madhe në […]