Ndërkombëtarët `dënojnë` Korenë e Veriut

administrator
Read Time45Seconds

Pasi Korea e Veriut ndërmori një tjetër test rakete balistike, në një lartësi prej 2 mijë kilometrash, ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër duke e dënuar këtë veprim. Bashkimi Evropian dhe NATO e vlerësuan si kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ndërsa Rusia dhe Kina shprehën shqetësimin për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean.

Ky veprim i ndërmarrë nga Korea e Veriut është parë si sfidë për presidentin e ri të Koresë Jugore, Mun Xhe In, i cili thotë se dëshiron uljen e tensioneve. Sipas zyrtarëve jugkoreanë, kjo raketë ka fluturuar më tepër se 700 kilometra për një orë e gjysmë dhe ka arritur largësinë më tepër se 2 mijë kilometra, duke rënë në Detin e Japonisë, që kufizohet me Gadishullin Korean, Japoninë dhe Lindjen e Largët të Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Geri Kusi: Filozofia politike e Shqiperisë

Pasi Korea e Veriut ndërmori një tjetër test rakete balistike, në një lartësi prej 2 mijë kilometrash, ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër duke e dënuar këtë veprim. Bashkimi Evropian dhe NATO e vlerësuan si kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ndërsa Rusia dhe Kina shprehën shqetësimin për rritjen e tensioneve në […]