Ndahet nga jeta pioneri i muzikës rock ‘n’ roll, Chuck Berry

administrator
Read Time58Seconds

Chuck Berry ose kumbari i rock ‘n’ roll siç e quante revista “Rolling Stone” ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Ai është i njohur për shumë këngë dhe konsiderohet si një prej këngëtarëve me më shumë ndikim në skenën e sotme.

Artisti do të mbahet mend për mënyrën sesi me kitaren e tij frymëzoi muzikën rock ‘n’ roll duke krijuar hite si “Johnny B Goode’’dhe “Roll Over Beethoven’. Muzikanti u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Misuri të SHBA-ve. Chuck Berry me artin e tij ndikoi gjenerata të shumta muzikantësh. Revista `Rolling Stone` e ka renditur në 100 artistët më të mirë të të gjitha kohërave së bashku me Beatles, Bob Dylan, Elvis Presli dhe Rolling Stone.

Ndarja e tij nga jeta vjen pikërisht në kohën kur artisti pritej të publikonte një album të ri në kuadër të 90-vjetorit të lindjes. Chuck Berry me performancen e tij ka dhënë kontribut edhe në Hollywood ndërsa emri dhe muzika e tij do të mbeten të pavdekshme në historinë e muzikës botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Koreja e Veriut vijon testimin e raketave

Chuck Berry ose kumbari i rock ‘n’ roll siç e quante revista “Rolling Stone” ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Ai është i njohur për shumë këngë dhe konsiderohet si një prej këngëtarëve me më shumë ndikim në skenën e sotme. Artisti do të mbahet mend për mënyrën sesi […]