NASA: Në 2018 do të dërgohet misioni i parë në Diell

administrator
Read Time47Seconds

NASA ka deklaruar se në verën e vitin 2018 do të dërgojë misionin e parë në diell. I quajtur `Parker Solar Probe`, misioni do të nisë një anije kozimike nga Toka. Ajo do të shkojë në një orbitë jo më shumë se 6.5 km larg diellit ku do t’u bëjë ballë temperaturave që shkojnë deri në 1400 gradë celcius.

Misioni është menduar deri në detaje dhe inxhinierët, astronomët dhe shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës thonë se sonda do t’u mbijetojë kushteve ekstreme. Nëse ky mision do të realizohet, kjo do të ishte hera e parë që një objekt njerëzor i afrohet në të tillë distancë një ylli, por nuk do të ishte përpjekja e parë për të mësuar më shumë rreth tij.

Misioni i parë njerëzor drejt Diellit ishte në vitin 1976, kur Helios 2 iu afrua yllit të sistemit tonë në 43 milionë kilometra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Panik në avionin e linjës “Malaysian Airlines”

NASA ka deklaruar se në verën e vitin 2018 do të dërgojë misionin e parë në diell. I quajtur `Parker Solar Probe`, misioni do të nisë një anije kozimike nga Toka. Ajo do të shkojë në një orbitë jo më shumë se 6.5 km larg diellit ku do t’u bëjë […]