Muaji i Ramazanit, sulm terrorist në Afganistan

administrator
Read Time40Seconds

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur kryeqendrën e Afganistanit, Kabul, në një zonë të dominuar nga pakica myslimane shiite. Ministria e Brendshme e përshkroi incidentin në xhaminë “al-Zahra”, të ndodhur në periferinë perëndimore të qytetit, si sulm terrorist. Policia njoftoi se 3 persona, përfshi një oficer dhe komandant njësie, janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.

Sulmi vjen gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe ndodhi në fund të agjërimit. Shërbesat në xhami, sipas disa raportimeve, priteshin të ndiqeshin edhe nga zyrtarë të lartë të vendit. Agresori ishte përpjekur të hynte brenda xhamisë, por është ndaluar përpara se të mbërrinte në hollin e lutjeve. Ndaj dhe kishte aktivizuar bombën në një mjedis që shërbente si kuzhinë e xhamisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Plazh apo jo këtë fundjavë?

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur kryeqendrën e Afganistanit, Kabul, në një zonë të dominuar nga pakica myslimane shiite. Ministria e Brendshme e përshkroi incidentin në xhaminë “al-Zahra”, të ndodhur në periferinë perëndimore të qytetit, si sulm terrorist. Policia njoftoi se 3 persona, përfshi një oficer dhe komandant njësie, janë […]