Moti i keq vijon, Spanja përballet më përmbytje të mëdha

administrator
Read Time38Seconds

Pas Kalifornisë, edhe Spanja po përballet me një mot aspak të mirë. Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur qytetin jugor të Spanjës, Malaga, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të shumta nëpër rrugë. Shirat kanë përmbytur shtëpi, garazhe, ndërtesa e kanë bllokuar mjaft rrugë.

Shërbimet e emergjencave thonë se i janë përgjigjur më shumë se 200 telefonatave për ndihmë. Kur shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhia goditi bregun, shërbimet spanjolle të meteorologjisë e ndryshuan nivelin e alarmit në atë më të lartin, rrezik ekstrem.

Zyrtarët në Malaga kërkuan bashkëpunim nga qytetarët dhe i kanë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre e të mos dalin jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

DREJTËSIA GARANT I DEMOKRACISË

Pas Kalifornisë, edhe Spanja po përballet me një mot aspak të mirë. Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur qytetin jugor të Spanjës, Malaga, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të shumta nëpër rrugë. Shirat kanë përmbytur shtëpi, garazhe, ndërtesa e kanë bllokuar mjaft rrugë. Shërbimet e emergjencave thonë se i janë përgjigjur […]