Moti i keq në Hungari, përmbytje të mëdha

administrator
Read Time42Seconds

Moti i keq duket se ende nuk po largohet. Shiu dhe reshjet e pazakonta të breshërit kanë bërë që kryeqyteti I Hungarisë, Budapesti, dhe shumë rajone urbane e rurale të përfshihen nga përmbytje të mëdha. Përmbytjet ishin aq të shpejta e të papritura saqë shkaktuan panik në popullatë.

Sipas mediave në disa raste fëmijët që kanë qenë në kopësht janë shpëtuar duke u nxherrë nga dritaret për t`i shpëtuar ujit. Ushtria ka ndërhyë menjëherë në ndihmë të banorëve, ndërsa në shumë ferma u shkatërruan prodhimet për shkak të breshërit me kokrra deri në tre centimetra. Moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerje të pjesshme të qarkullimit hekurudhor e rrugor dhe disa aksidente por për fat të mirë, pa viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Sulmi në Manchester, homazhe për viktimat

Moti i keq duket se ende nuk po largohet. Shiu dhe reshjet e pazakonta të breshërit kanë bërë që kryeqyteti I Hungarisë, Budapesti, dhe shumë rajone urbane e rurale të përfshihen nga përmbytje të mëdha. Përmbytjet ishin aq të shpejta e të papritura saqë shkaktuan panik në popullatë. Sipas mediave […]