Moti i keq/Bashkia: Në terren për të ndihmuar

Bleona Hoxha
Read Time53Seconds

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me motin e keq dhe stuhitë e erës që kanë kapluar kryeqytetin dhe jo vetëm.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien.

‘Për çdo problem raportoni në numrin e urgjencës 112. Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari’, ka shtuar më tej Bashkia.

Vetëm pak minuta më parë edhe Ministria e Mbrojtjes bëri thirrje për qytetarët që të qëndrojnë në vende të sigurta.



Më tej, nëpërmjet informacionit të dhënë, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se data 7 janar i këtij viti, do të jetë edhe dita më e ftohtë. Temperaturat pritet të shkojnë deri në -10 gradë në zonat malore, në -6 gradë në zonat e ulëta dhe në -1 gradë në zonat bregdetare.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shërbimet online/Rama: Lehtësim në regjistrimin e bizneseve

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me motin e keq dhe stuhitë e erës që kanë kapluar kryeqytetin dhe jo vetëm. Në një postim në rrjetin social Facebook, Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka […]