Moti, Gjermania përmbytet ndërsa Italia shkon në 40 gradë

administrator
Read Time1 Minute, 6 Seconds

Moti vijon me kapriçot e tij. Nëse në disa vende vapa po çmend qytetarët në disa vende të tjera stuhitë nuk kanë munguar duke shkaktuar dëmë të mëdha materiale dhe jo vetëm.

është veriu i Gjermanisë që është përfshirë nga stuhi të fuqishme të cilat kanë shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Nga stuhitë e fuqishme që goditën të enjten në darkë pjesën veriore të Gjermanisë, raportohet për një të vdekur dhe dëme të shumta materiale. Si rezultat i stuhive është krijuar kaos në komunikacionin hekurudhor, ndërsa në afërsi të Hamburgut është vërejtur tornado. Era e fuqishme dhe shirat dëmtuan hekurudhat dhe linjat e energjise, shkulën pemë e shkaktuan dëme në ndërtesa.

Por në kontrast me të, pjesa jugore e kontinentit po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta. Ndërkaq me në jug, në Itali, vendi vuan nga temperaturat e larta. E gjithë Italia gjendet nën ndikimin e një anticikloni që përfshin edhe Spanjen e jugun e Frances me temperatura mesatare 35-36 gradë celsius dhe në qytete të vençanta temperaturat shkojnë deri në 40 gradë. Temperaturat e larta do të zhvendosen drejt Ballkanit duke shënuar rritje me disa gradë në fundjavë dhe fillim të javës së ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 24 maj?

Moti vijon me kapriçot e tij. Nëse në disa vende vapa po çmend qytetarët në disa vende të tjera stuhitë nuk kanë munguar duke shkaktuar dëmë të mëdha materiale dhe jo vetëm. është veriu i Gjermanisë që është përfshirë nga stuhi të fuqishme të cilat kanë shkaktuar viktima dhe dëme […]