Mosmbajtja e maskës në rrugë, policia vendos 621 gjoba

Joana Allushi
Read Time1 Minute, 29 Seconds

Situata e krijuar nga Covid-19 dhe rrezikshmëria që ky virus paraqet e bën të domosdoshme mbajtjen e maskës për tu mbrojtur. Ndaj në zbatim të masave anticovid qeveria ka vendosur që të gjithë qytetarët e kanë të detyrueshme të vendosin maskat mbrojtëse për të parandaluar kështu përhapjen e virusit, por jo të gjithë e zbatojnë, ndaj është vendosur që kush shkel rregullat të gjobitet.

Uniformat blu krahas përmbushjes së detyrave funksionale për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë ditë pas dite kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës  për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 621 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse si dhe janë gjobitur disa biznese për mosrespektim të protokolleve të sigurisë ndaj masave anticovid.

Policia e Shtetit falenderon qytetarët të cilët i kanë respektuar rregullat si dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Erkand Qerimaj bashkohet me PS

Situata e krijuar nga Covid-19 dhe rrezikshmëria që ky virus paraqet e bën të domosdoshme mbajtjen e maskës për tu mbrojtur. Ndaj në zbatim të masave anticovid qeveria ka vendosur që të gjithë qytetarët e kanë të detyrueshme të vendosin maskat mbrojtëse për të parandaluar kështu përhapjen e virusit, por […]