Mos postoni në rrjet foto të fëmijëve!

Editor
Read Time1 Minute, 46 Seconds

Në shumë rrjete sociale shikojmë shpesh foto të fëmijëve të vegjël, të cilat prindërit i vendosin pa asnjë problem duke injoruar totalisht rreziqet që kjo gjë mund të sjellë. Ky rrezik, dhe kjo temë në përgjithësi, bëhet edhe më tepër shqetësuese në momentin që fotot janë të dukshme për të gjithë, pra jo vetëm për miqtë e prindërve që i kanë publikuar. Ata janë këshilluar në jo pak raste të mos publikojnë foto në asnjë rrjet, por tashmë alarmi është ndezur sërish. 

2.000.000 imazhe të censuruara brenda vitit 2016

Sipas një prej garantëve të sigurisë, Antonello Soro, kjo temë është diskutuar edhe në parlamentin vjetor ne Itali, pasi kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të kërkimeve në internet që kanë lidhje me pedopornografinë. Sipas statistikave, në vitin 2016 ka pasur një censurim fotosh që i referohet shifrës 2.000.000, e cila është tregon se ky numër është dyfishuar nëse do ta krahasojmë me atë të një viti më parë. Sipas ekpertës burim i këtij “tregu të zi” bëhen prindërit duke qënë se vendosin fotot e fëmijëve të tyre ne Facebook, Instagram etj.

Në botën e internetit, po bëhen gjithnjë e më shumë përpjekje për të siguruar garanci më shumë në lidhje me disa subjekte, duke përfshirë këtu edhe të miturit pasi nuk kanë mundësi ta bëjnë vetë këtë dhe shpesh bëhen pre e kërkimeve pornografike. Duke marrë në konsideratë edhe shifrën e sipërpërmendur, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë më tepër foto fëmijësh, të cilat prindërit i shpërndajnë për miqtë e tyre pa asnjë qëllim të keq, duke bërë që ato të jenë një burim që ushqen anët e errëta të botës virtuale. Kujdes të madh duhet të bëni me fotot e fëmijëve që kanë veshur vetëm të brendshme, apo që janë nudo, duke bërë banjo etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

9 shtete ku ju mund të blini një pasaportë

Në shumë rrjete sociale shikojmë shpesh foto të fëmijëve të vegjël, të cilat prindërit i vendosin pa asnjë problem duke injoruar totalisht rreziqet që kjo gjë mund të sjellë. Ky rrezik, dhe kjo temë në përgjithësi, bëhet edhe më tepër shqetësuese në momentin që fotot janë të dukshme për të […]