“Moonlight”, triumfon në Oscar

administrator
Read Time1 Minute, 12 Seconds

Ceremonia e çmimeve Oscar, ngjarja më e pritur e vitit në kinematografi ka çelur të hënën edicionin e tij të 89-të. Drejtpërdrejt nga teatri `Dolby` në Hollywood yjet e kinematografisë parakaluan në tapetin e kuq duke ofruar shumëllojshmëri stilesh, trende të reja dhe mbi të gjitha shumë shkëlqim metalik e ngjyrë të kuqe edhe pse e bardha duket se do të mbetet gjithmonë e preferuara e artistëve.

Momenti më kulminant i këtij eventi është dhënia e Çmimit Oscar për filmin më të mirë. Por pikërisht ky moment kaloi me pak një `incident` pasi aktorët legjendarë Faye Dunaway dhe Warren Beatty, të cilët në vend që të lançonin si fitues filmin “Moonlight”, lançuan “La la land”. Pavarësisht kësaj, statuja më e madhe e çmimeve Oscar u ngrit nga filmi “Moonlight” i regjisorit afrikano-amerikan Berri Xhenkins, ndërsa “La la land” rrëmbeu gjashtë çmime të tjera, por jo kryesorin. Aktorja kryesore e tij Ema Stone u shpall si aktorja më e mirë, ashtu sikurse dhe regjisori i filmit “La la land” Damien Chazelle.

32-vjeçari hyri në hisotri si regjisori i parë në ketë moshë që fiton Oscar. Aktori më i mirë u shpall Casey Aflek për filmin “Manchester by the sea” ndërsa filmi më i mirë i huaj u shpall “The client” i regjisorit Iranian, Asghar Farhadi, i cili mungoi në këtë ceremoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Trump rrit me 10% buxhetin e mbrojtjes

Ceremonia e çmimeve Oscar, ngjarja më e pritur e vitit në kinematografi ka çelur të hënën edicionin e tij të 89-të. Drejtpërdrejt nga teatri `Dolby` në Hollywood yjet e kinematografisë parakaluan në tapetin e kuq duke ofruar shumëllojshmëri stilesh, trende të reja dhe mbi të gjitha shumë shkëlqim metalik e […]