Miratohet propozimi i deputetit Bushati/ Pajisjet e konfiskuara nga lojërat e fatit shkojnë për shkollat 9-vjeçare

Editor
Read Time1 Minute, 1 Second

Disa nga pajisjet e konfiskuara Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të shkojnë për shkollat 9-vjecare që ndodhen në territorin e Njësisë Administrative nr. 8 në Tiranë.

Ky propozim i kryer nga Zemra e Tiranës, me mbështetjen dhe këmbënguljen e deputetit socialist Ervin Bushati është miratuar Ministria e Financave pak ditë më parë.

Siç shihet edhe nga dokumenti në foto, këto institucione arsimore do të pajisen me televizorë, të cilët janë konfiskuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Ndoshta disa televizorë nuk mjaftojnë, por ne tregojmë që pak nga pak, duke shfrytëzuar çdo mundësi që na jepet, me qëllim përmirësimin e jetës komunitare brenda Njësisë nr. 8, të gjithë së bashku mund të arrijmë që të pamundurën ta kthejmë të pamundur.

Një falënderim i veçantë shkon për deputetin Ervin Bushati, i cili ka vëmendje të veçantë ndaj çështjeve sociale.
Zemra e Tiranës do të vijojë të mbështesë çdo iniciativë që shkon për të mirën e komunitetit.

Jemi të hapur dhe presim me kënaqësi çdo sugjerim apo iniciativë që prek çështje sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Video/ Opozita jashtë Parlamentit, çfarë do të bëjë mazhoranca?

Disa nga pajisjet e konfiskuara Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të shkojnë për shkollat 9-vjecare që ndodhen në territorin e Njësisë Administrative nr. 8 në Tiranë. Ky propozim i kryer nga Zemra e Tiranës, me mbështetjen dhe këmbënguljen e deputetit socialist Ervin Bushati është miratuar Ministria e […]