Miratohet Projektligji “Për fshirjen e Detyrimeve Tatimore”

Editor
Read Time3 Minutes, 22 Seconds

Miratohet në Kuvend Projektligji “Për pagesat dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit, pas fshirjes së detyrimeve tatimore.”

Ky projektligj vjen pas konsultimeve me biznesin dhe është punuar ngushtë në bashkëpunim më Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka thënë ministri i Financave gjatë prezantimit të ligjit në Kuvend.

Ky projekt/ligj, i cili kalon me shumicë të thjeshtë, hyn në fuqi 15 ditë pas shpalljes në fletoren zyrtare.

Me anë të këtij projektligji synohet:

− Të fshihen detyrimet fiskale përfshirë principalin, kamatevonesën dhe gjobën, për periudhat përpara Dhjetor 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj;

− Përdorimin së pari të krediteve apo mbipagesave që mund të kenë subjektet për të kompensuar fshirjen e detyrimeve tatimore, sipas parimit që nëse është njëkohësisht debitor dhe kreditor, do të bëhet kompensimi i tyre dhe më pas nëse ligji e parashikon si rast, do bëhet fshirja e detyrimit të mbetur.

− Fshirja me të njëjtat kushte e detyrimeve tatimore qendrore dhe vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë.

− Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore sipas kushteve dhe afateve të parashikuara në të, pra pasi të paguhen kontributet dhe fshihen gjobat dhe kamatevonesat.

− Përfitojnë nga fshirja rastet e gjobave të gjeneruara nga sistemi në mënyrë automatike për deklarimin e kontributeve, pavarësisht periudhës së cilës i

përkasin.

− Përfitojnë nga fshirja rastet e gjobave referuar neneve të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.

− Përfitojnë nga fshirja rastet e gjobave për Kompanitë e Kasave Fiskale.

− Heqja nga qarkullimi dhe çregjistrimi i mjeteve të transportit për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri më dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu për mjetet e transportit të cilat nuk hiqen nga qarkullimi parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat 2010 e më parë dhe fshirja e gjobave dhe kamatvonesave për periudhat 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve 2011 e në vijim.

− Nuk përfitojnë nga fshirja sipas këtij ligji subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore, që kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë si të  dënuar penalisht për evazion fiskal dhe kontrabandë.

− Nisur nga situata e detyrimeve të akumuluara ndërmjet operatoreve të sektorit elektorenergjetik me kapital 100 % shteteror, sektorit të ujësjellës-kanalizime si dhe nga ndërhyrjet e administratës tatimore nëpërmjet vlerësimeve në vitet e kaluara, projektligji ka parashikuar që për këta operatorë, të fshihen edhe detyrimet tatimore të papaguara, përjashtuar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe detyrimet e vetdeklaruara nga këta opratorë, dhe që u përkasin periudhave Janar 2011 deri Dhjetor 2013. Ndërkohë, për këta operatorë, për periudhën janar 2014-dhjetor 2014 do të aplikohet fshirja e gjobave dhe kamatvonesave me kusht pagesën, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, e tatimit/taksës/tarifës/kontributit.

− Shuhen efektet tatimore për detyrime të papaguara të regjistruara ose jo, apo në proces kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore të kryerjes së furnizimit, të dokumentit që vërteton përjashtimin nga TVSH, ose si pasojë e moslëshimit të këtij vërtetimi, me kusht që në çdo rast aplikimi pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tëjetë paraqitur deri më 31.12.2014.

− Fshihen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë dhe pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës  përkatëse në fuqi deri në datë 31.12.2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Samsung Galaxy S8, revolucioni i dytë në botën e smartfonëve!

Miratohet në Kuvend Projektligji “Për pagesat dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit, pas fshirjes së detyrimeve tatimore.” Ky projektligj vjen pas konsultimeve me biznesin dhe është punuar ngushtë në bashkëpunim më Fondin […]