Ministrja Xhaçka me ambasadoren Yuri Kim: Forcim i kapaciteteve dhe rritje e masave të sigurisë

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 4 Seconds

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se bashkë me ambasadoren Yuri Kim, inspektuan punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Ministrja shprehu se ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.

Më poshtë, posti i plotë i Ministres Xhaçka:

Krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸për rritjen e sigurisë në fushën e mbrojtjes.

Me ambasadoren Yuri Kim sot inspektuam punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Ky projekt, synon rritjen e kapacitetit të Forcave tona të Armatosura për të kufizuar rrezikun e ngjarjeve shpërthyese dhe të devijimit të paligjshëm, të municioneve dhe materialeve shpërthyese.

Mbështetja e aleatëve për FA është pasqyra më e mirë e vlerësimit për Shqipërinë, si aleat i denjë dhe vend i sigurtë.

#KrahPërKrah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Investimet në arsim/ Veliaj inspekton shkollën e rikonstruktuar në Ndroq

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se bashkë me ambasadoren Yuri Kim, inspektuan punimet për forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e masave të sigurisë, për depot e municionit në Batalionin Xhenio, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Ministrja shprehu se ky […]