Milionerët në botë, kërkesë qeverive për rritje taksash ndaj tyre

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 15 Seconds

Një grup prej 83 milionerësh nga 7 vende të botës, përfshirë këtu trashëgimtaren Abigail Disney, bashkëthemeluesin e Ben & Jerry,  Jerry Greenfield si edhe shume personalitete të tjera, i kanë kërkuar qeverive të botës me anë të një letre të hapur, që të rrisin taksat ndaj më të pasurve, si një mënyrë për të ndihmuar në përballimin e pandemisë së koronavirusit.

‘Teksa Covid po sulmon botën, ne si milionerë kemi një rol kritik për të ruajtur shëndetin. Nuk jemi ne ato që kujdesemi për të sëmurët në repartet e kujdesit intensiv, nuk ngasim ambulancat për të çuar të sëmurët në spital dhe nuk po dërgojmë ushqim derë më derë, por ne kemi para, madje shumë dhe këto të fundit janë ato që nevojiten tani dhe në vitet në vijim, në mënyrë që bota jonë të rikuperohet nga kjo krizë. Drejtuesit e qeverive duhet të marrin përgjegjësinë për mbledhjen e fondeve që nevojiten dhe shpenzimin e tyre në mënyrë të drejtë’, shkruhet në letër.

Grupi paralajmëroi se ndikimi ekonomik do të zgjasë për dekada dhe mund të shtyjë më shumë se gjysmë miliardë njerëz në varfëri.

Milionerët i kanë bërë thirrje politikanëve të pranojnë se kjo rritje taksash në mënyrë transparente, është thelbësore për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

’Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kuvendi në seancë plenare, fjala e deputetit Ervin Bushati

Një grup prej 83 milionerësh nga 7 vende të botës, përfshirë këtu trashëgimtaren Abigail Disney, bashkëthemeluesin e Ben & Jerry,  Jerry Greenfield si edhe shume personalitete të tjera, i kanë kërkuar qeverive të botës me anë të një letre të hapur, që të rrisin taksat ndaj më të pasurve, si […]