Mijëra pelegrinë në Kishën e Shna’Ndout

Editor
Read Time1 Minute, 7 Seconds

Mijëra pelegrinë i janë drejtuar kishës së Laçit siç njihet objekti i kultit të Shën Antonit të Padovas. Rituali që është zhvilluar për 13 të marta kulmon në mesnatë teksa hyn në të 13 ditë të pelegrinazhit.

E marta e fundit i gjen shumë njerëz jo vetëm besimtarë katolikë duke kaluar natën në këtë kishë. Qytetarë të shumtë nga katër anët e vendit por edhe nga jashtë kufijve i drejtohen kishës në kodër me qëllimin jo vetëm për tu lutur por edhe për të qëndruar atyr deri në orët e para të mëngjesit të 13 qershorit e cila është edhe dita e shenjtit që respektohet në Shqipëri nga besimtarët e të gjitha besimeve.  

Kodra pranë qytetit të Laçit, mesnatën e sotme u mbush plot me pelegrinë të cilët e kanë kthyer në traditë pritjen e mëngjesit të datës 13 qershor pranë kishës së shenjtit. Për këtë dite policia ka marrë masa me kufizimin e lëvizjes së automjeteve në disa rrugë të qytetit të Laçit ku do kalojnë në këmbë pelegrinët.

Keto kufizime janë bërë për mbarëvajtjen e pelegrinazhit,  për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ndodh me trupin gjatë fluturimit me avion?

Mijëra pelegrinë i janë drejtuar kishës së Laçit siç njihet objekti i kultit të Shën Antonit të Padovas. Rituali që është zhvilluar për 13 të marta kulmon në mesnatë teksa hyn në të 13 ditë të pelegrinazhit. E marta e fundit i gjen shumë njerëz jo vetëm besimtarë katolikë duke […]