Mesazhi që dha Tirana

Editor
Read Time1 Minute, 32 Seconds

Pasditen e sotme, mijëra socialistë të Tiranës u mblodhën  tek pallati i sportit Farie Hoti, në një takim me kreun e PS, në këtë qark, Saimir Tahiri dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në pamje të parë, ky takim dukej të ishte rutinë, por sa më shumë afrohej ora aq më shumë ndjehej të afrohej një “stuhi”, e cila nuk dihej nëse do të shkarkonte erë, shi, breshër apo dëborë. Mijëra socialistë, të rinj e të vjetër bllokuan me plot kuptimin e fjalës “Farie Hotin”. Një pjesëmarrje që ndoshta nuk ishte parashikuar as nga organizatorët, pasi shumë prej qytetarëve nuk arritën të futeshin brenda sallës. Megjithatë, ata nuk u larguan, qëndruan jashtë në mbështetje frymës pozitive që ishte krijuar.

Pa hyrë në një koment politik se çfarë u tha brenda sallës (Drejtësia, reformat dhe puna), kjo e sotmja ishte ajo çfarë i duhej Partisë Socialiste të Tiranës. Një nisje perfekte pas zgjedhjes që Saimir Tahiri të përkushtohet me kohë të plotë në fushatën e Tiranës, ku së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe deputetët e kryeqytetit formojnë padyshim një ekip të pamposhtur.

Ajo çfarë sot nisi nga Tirana, shumë shpejt do të përhapet si “virus” në të gjithë Shqipërinë. Socialistët treguan se vendosmëria për të promovuar punën dhe bashkëpunim për një vend më të mirë kapërcen fjalët dhe baltën e përditshme. Një përkthim i duhur për forcën që tregoi Tirana sot është bindja se ne jemi shkëputur një herë e mirë nga e shkuara. Rruga e integrimit kalon nga vullneti i mirë, nga përqendrimi i qeverisë tek qytetarët, nga Reforma në Drejtësi, nga Partia Socialiste.

ZEMRAETIRANES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vullkani Etna plagos dhjetëra persona

Pasditen e sotme, mijëra socialistë të Tiranës u mblodhën  tek pallati i sportit Farie Hoti, në një takim me kreun e PS, në këtë qark, Saimir Tahiri dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Në pamje të parë, ky takim dukej të ishte rutinë, por sa më shumë afrohej ora aq më shumë […]