“Mesazhi im në xhamin e dritares”/ Një fëmijë, një Botë (Nila Cohen)

Kledina Skëndo
Read Time2 Minutes, 8 Seconds

SI TË KUJDESENI PËR VETEN DHE PËR FËMIJËT TUAJ PËR TË PËRBALLUAR MË MIRË STRESIN NGA PËRBALLJA ME NJË PANDEMI


Kur ne përballemi me një pandemi apo me një ngjarje stresuese në jetë, ne mund të kemi një shumëllojshmëri reagimesh, të cilat që të gjitha mund të jenë reagime të zakonshme në situata të vështira.


Arti, tek fëmijët e vegjël, stimulon vetbesimin. Shpesh arti ndihmon në kontrollin e ndjenjave të fëmijëve, i ndihmon ata të kuptojnë më mirë botën e brendshme emocionale dhe boten që i rrethon.
Sot ne te gjithe boten ka miliona fëmijë dhe prindër që ju duhet të përshtaten me distancimin social, të domosdoshëm për t ‘ja dalë kësaj lufte të çuditshme. Nuk është e lehtë të ndryshosh rutinën ditore të një fëmije, nuk është e lehtë të menaxhosh prindërimin brenda një sipërfaqe të kufizuar në një hapësirë kohore të zgjatur .
Por duhet të rezistojmë, madje të bëhemi bashkëpunues dhe kreativ.



Të qënit kreativ që në moshë të vogël, ndihmon individin të ballafaqohet më lehtë me situatat dhe të ketë larmishmëri zgjidhjesh kur rritet.
Ne kushtet e percaktuara te distancimit social, Kopshti Shalom, ka filluar ne ditet e para te muajit Prill, nje projekt te vecante, i cili i lejon fëmijët të eksplorojnë me ide artistike, të shprehin ndjenjat, të dërgojnë mesazhe për njëri tjetrin, duke vizatuar në xhamin e dritareve të shtëpisë. Tematikat janë te lira, çdo gjë që ju pëlqen mund ta vizatojnë mbi xham.

Ekspozimi në dritaren e shtëpisë është një formë vetbesimi dhe kurajo. Pikturat në xham janë mjaft interesante jo vetëm si një formë origjinale e shprehjes së vetes përmes artit, por edhe për faktin se shihen nga të dyja anët, janë të tejdukshme, duke e lënë dritën të depërtojë brenda. Kjo e bën magjike një pikturë në perceptimin e fëmijëve.

Fëmijët janë thithës të çdo gjëje që i rrethon. Ata mësojnë nga eksperiencat, nga çfarë shohin e dëgjojnë. Lëvizjet, figurat, ngjyrat dhe imagjinata i ndihmojnë të shprehin vetveten në mënyra shumëdimensionale, më lehtësisht sesa fjalët.

Këshilla për prindërit
1.Lavdërojini
2.Bashkëpunoni
3.Mos i kritikoni duke kërkuar të krijojnë një punim perfekt.

Kopshti Shalom/ Nisëm e marrë nga drejtuesja Nila Cohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama: Së shpejti paketa financiare e zgjeruar dhe masa të reja

SI TË KUJDESENI PËR VETEN DHE PËR FËMIJËT TUAJ PËR TË PËRBALLUAR MË MIRË STRESIN NGA PËRBALLJA ME NJË PANDEMI Kur ne përballemi me një pandemi apo me një ngjarje stresuese në jetë, ne mund të kemi një shumëllojshmëri reagimesh, të cilat që të gjitha mund të jenë reagime të […]