Mediu e thotë troç: Basha nuk më dëgjoi, Berisha i pjekur me qëndrimin kundër ndërkombëtarëve

Editor
Read Time1 Minute, 39 Seconds

Kreu i PR, Fatmir Mediu, është shprehur gjatë emisionit “Provokacja” të gazetarit Mustafa Nano, është shprehur se ka qenë kundër Bashës në lidhje me djegien e mandateve. Ai u shpreh se ka shfaqur mendimin e tij brenda opozitës, por nuk ka pasur rol si vendimmarrës.

Sipas tij, mendimi më i mençur që ai ka dëgjuar kur po diskutohej për djegien e mandateve ka qenë ai i Berishës, i cili u shpreh se ky vendim do t’i shpallë fitimtarë ose humbës.

Pjesë nga intervista

“Po e them troç, që nuk ka qenë i drejtë që në fillim, por kush është rezultati? Është ky Parlament që shohim sot. Seanca e turpshme e djeshme. Pse e lejuam ne këtë? Ne duhet të dinim ta mbanim vetëm me mazhorancën që të mos plotësoheshin vendet. 180 kanë refuzuar, por kishin një rrugë për të mos ardhur në këtë rrugë tragjikomedie.

Parlamenti ishte një institucion që opozita duhet ta shfrytëzonte në maksimum. Unë bëj debatin brenda opozitës por kur marrin vendim debati im mbaron aty. I kam sugjeruar Bashës që të bënim dekakratë me listë që të gjithë deputetët të firmosnin në listë djegien e mandateve që braktisnim përgjithmonë, por ne i lamë hapësirë Ramës që të vepronte në mënyrë të paligjshme por në këtë rast do ishte shkeje flagrante dhe mund të përdorej si moment negocimi.

Ka pasur diskutime t’i djegim ose jo, por kur Basha deklaroi nuk ka pasur një qëndrim. Më pas iu bashkua LSI. Qëndrimi më i pjekur ishte i Berishës që tha se ndërkombëtarët nuk do e pranojnë këtë qëndrimin tonë. Do jetë e vështirë kjo mund të na çojë në sukses të menjëhershëm, ose në probleme shumë të mëdha. Dhe mendoj që këtu ka shumë për të analizuar”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ilir Meta merr në dorë situatën: Me mua në krye do çmontojmë shtetin që po i merr shpirtin drejtësisë

Kreu i PR, Fatmir Mediu, është shprehur gjatë emisionit “Provokacja” të gazetarit Mustafa Nano, është shprehur se ka qenë kundër Bashës në lidhje me djegien e mandateve. Ai u shpreh se ka shfaqur mendimin e tij brenda opozitës, por nuk ka pasur rol si vendimmarrës. Sipas tij, mendimi më i […]