Mbledhje fondesh për tiu ardhur në ndihmë njerzve të sëmurë

administrator
Read Time1 Minute, 9 Seconds

2 Prill 2016

Mbledhje fondesh për tiu ardhur në ndihmë njerzve të sëmurë.

Sa dhëmb të shohësh një prind që lufton e lutet të jetoje e të gëzojë fëmijën, frymën e vet dhe fëmijën të qajë se do të rritet e të jetojë me prind.
Lot gjaku, dhimbje, urrejtje, lutje, shprese…Të gjithë sëbashku të kontribojmë për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjet kësaj nëne te re e luftarake. Ajo nuk lufton veç për vete, për jetën e saj, por për vogëlushet e veta që ndryshe nga bashkëmoshataret e veta nuk luten për lodra por për jetën e nënës tyre.Secili nga ne mund të dhurojë diçka të vogël nga vetja, por që për këtë familje mund të jetë shumë.Duke filluar nga data 2-9 prill çdo kush që ka dëshirë mund të kontribuojë pranë zyrës tonë tek Vila Gold për këtë familje.

Çdo kush nga ne mund të ketë humbur një familjar, të afërm apo mik në betejë me kancerin. Në emër të tyre të kontribuojmë për ti thënë NDAL kësaj sëmundje të pashpirt.
Të mos e lëmë këtë familje të luftojë vetëm.

Ndihmo dhe ti, dhuro pak, fal jetë dhe dashuri.

 

Next Post

"Zemra e Tiranes" organizon Eventin Dita e Tokes

2 Prill 2016 Mbledhje fondesh për tiu ardhur në ndihmë njerzve të sëmurë. Sa dhëmb të shohësh një prind që lufton e lutet të jetoje e të gëzojë fëmijën, frymën e vet dhe fëmijën të qajë se do të rritet e të jetojë me prind. Lot gjaku, dhimbje, urrejtje, lutje, […]