Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Veliaj: Në 2020 marrin udhë projekte të rëndësishme

Kledina Skëndo
Read Time51Seconds

“Jam i vendosur  që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformon Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë”, u shpreh Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ditën e sotme.

Veliaj premtoi se në vitin 2020 në Tiranë do të vihet fokusi në projekte me rëndësi të madhe   duke filluar nga Piramida, Unaza e Madhe, Teatri Kombëtar, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar e shumë projekte të tjera, të cilat priten ta transformojnë kryeqytetin.

“Kemi parë që në çdo projekt madhor të Tiranës, ngrihen çeta me individë që duan ta pengojnë punën e qytetit. Këta njerëz duan të pengojnë zhvillimin dhe hiqen si të dashuruar pas artit dhe mjedisit. Kjo tashmë është kthyer në modë”, deklaroi kryebashkiaku.

Më tej Veliaj shtoi se Tirana tashmë po bëhet gati për të festuar 100-vjetorin si kryeqytet dhe shprehu se ata që do të tentojnë të pengojnë zhvillimin, do të kenë fatin e Astirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Darka e Krishtlindjeve/Veliaj: E mbajta fjalën e dhënë

“Jam i vendosur  që t’i shkojmë deri në fund çdo projekti që transformon Tiranën dhe e bën atë më të mirë për fëmijët tanë”, u shpreh Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ditën e sotme. Veliaj premtoi se në vitin 2020 në Tiranë do të vihet fokusi në projekte me […]