Mbi 120 të vdekur në ujërat e Mesdheut

administrator
Read Time49Seconds

Mbi 120 të zhdukur është bilanci i fundosjes së një varke e cila transportonte emigrantë nga Libia në Itali përmes Detit Mesdhe. Organizata Ndërkombëtare për Emigrimin deklaroi se ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë vetëm katër persona. Duke cituar deklaratat e të mbijetuarve, autoritetet italiane thonë se emigrantët e zhdukur janë me origjinë nga Nigeria dhe Sudani.

Sipas agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Emigrim në katër muajt e parë të këtij viti përmes detit Mesdhe në Evropë kanë mbërritur mbi 44 mijë emigrantë dhe refugjatë. Numri më i madh i tyre vjen nga Italia, Greqia, Qiproja dhe Spanja. Për të njëjtën periudhë, numri i viktimave në det ka arritur në 970 persona.

Tragjedia ndodh pikërisht ne Ditën Botërore të Rëefugjatëve, kur OKB-ja u bën thirrje qeverive për më tepër vëmendje ndaj të drejtave të emigrantëve dhe refugjatëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Filmat më të suksesshëm bazuar në libra

Mbi 120 të zhdukur është bilanci i fundosjes së një varke e cila transportonte emigrantë nga Libia në Itali përmes Detit Mesdhe. Organizata Ndërkombëtare për Emigrimin deklaroi se ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë vetëm katër persona. Duke cituar deklaratat e të mbijetuarve, autoritetet italiane thonë se emigrantët e […]