Mbështetja e moshës së tretë, Veliaj: U shërbejmë rreth 5 mijë të moshuarve në Tiranë

Editor
Read Time3 Minutes, 27 Seconds

Bashkia e Tiranës synon të rrisë nivelin e përfshirjes së grupeve të interesit në organizimin dhe buxhetimin e shërbimeve mbështetëse në komunitet për të moshuarit.  Në forumin me temë ‘Shërbimet mbështetëse në komunitet për të moshuarit”, organizuar nga Bashkia dhe Caritasi Shqiptar, u diskutua për mundësinë e afrimit të ofruesve të shërbimeve dhe të përdoruesve të shërbimeve në një bashkëbisedim lidhur me sfidat e moshimit, duke ndikuar në organizimin dhe buxhetimin kosto efektiv të shërbimeve për të moshuarit.   I pranishëm në këtë forum ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si dhe përfaqësues të Institucioneve të Qeverisjes Qendrore dhe Vendore, përfaqësues të Caritas Kosova dhe Mali Zi,  përfaqësues nga Qeverisja Vendore Kosovë dhe Mal i Zi, Shoqata ASAG, Uniteti Kombëtar i Pensionistëve të Pleqërisë dhe partnerë të tjerë të përfshirë në programet mbështetëse për të moshuarit.

Kreu i Bashkisë komentoi projektet për të moshuarit në Tiranë duke përmendur edhe iniciativën “Kafe me gjyshin”. Veliaj tha se Bashkia u shërben rreth 5 mijë të moshuarve në Tiranë. 

Ai theksoi se nisur dhe nga situata e emergjencave të këtij viti, Bashkia do të ngrejë edhe rezervat për kapërcimin e situatave të ngjashme në vitet e ardhshme për t;u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Një tjetër nismë që përmendi kreu i Bashkisë lidhet dhe me ndihmën që punonjësit e Bashkisë dhe punonjësit socialë do të japin për moshën e tretë për sensibilizimin e tyre për të kryer kontrollin mjekësor falas, ose siç njihet ndryshe, Check-up.

 Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në një kohë që Tirana ka një dyndje të madhe demografike, ka nevojë për një planifikim social që do të shtrihet në nivel kapilar.  “Disa nga gjërat që ne besojmë duan planifikim, urbanizim , por mbi të gjitha planifikimi social. Planifikimi social nuk duhet të jetë vetëm në raste krizash, por duhet të jetë në mënyrë sistematike , si ajo që bën Caritasi me të moshuarit, që u çon kujdesin infermier, kujdesin ushqimor dhe në nivel shtëpie,. Duhet në nivel kapilar, me administratorët e pallateve, me administratorët e njësive që ne të kemi një hartë ekzakte të nevojave që ka komuniteti”, tha ai.

Veliaj u shpreh se nismat e ndërmarrë gjatë kohës që ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale për reformimin e skemës së pensioneve ishte tepër pozitive.

 “Futja e pensionit social besoj se është e jashtëzakonshme. Gjëja tjetër që kemi bërë është që kemi rritur pensionet duke hequr një tavan që ishte diskriminues. Kush ka dalë në pension pas vitit 2015 kur hyri në fuqi skema e re , kemi pasur pensione mbi tavan. Unë ju them sot të rinjve që nëse doni të bëni një kontribut për gjyshërit tuaj, paguani sigurimet shoqërore se kjo funksionon si skemë solidariteti. Të rinjtë që janë sot në punë, që paguajnë sigurimet shoqërore, që nuk janë në të zezë por në të bardhë, sigurojnë që mbushin arkën me të cilët paguhen pensionet e gjyshërve”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj i bëri apel gjithë shoqërisë së të tregojë një vëmendje të veçantë për të moshuarit. ““Braktisja e gjyshërve jo normale. Ka të moshuar që nuk i vizitojnë të afërmit. Nuk të kushton gjë të marrësh në telefon. Sot biletat më të lira dhe nuk të kushton asgjë të vish njëherë në vit t’i shikojnë prindërit. Janë në moshë madhore duhet të mos i braktisin dhe t’i lënë në dorë të organizatave bamirëse. Në këtë dalldi të tranzicioni ka pasur edhe një dalldi në familje. Ndryshe nga ekonomia, familja jonë nuk ka bërë progres por regres. Njerëzit kanë fituar para më shumë por janë bërë më pak njerëz”, u shpreh Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mesazhi që dha Tirana

Bashkia e Tiranës synon të rrisë nivelin e përfshirjes së grupeve të interesit në organizimin dhe buxhetimin e shërbimeve mbështetëse në komunitet për të moshuarit.  Në forumin me temë ‘Shërbimet mbështetëse në komunitet për të moshuarit”, organizuar nga Bashkia dhe Caritasi Shqiptar, u diskutua për mundësinë e afrimit të ofruesve […]