Mbahet në Lushnjë edicioni i 9-të i Festivalit Folklorik të Valles Popullore

administrator
Read Time1 Minute, 7 Seconds

Elementët etnografik duket se janë një nga tiparet dallues të Shqipërisë. Dhe kanë qenë pikërisht këta elementë të cilat kanë karakterizuar festivalin folklorik i cili prej dy ditësh po zhvillohet në Lushnjë. Kanë qenë kostumet shumëngjyrëshe dhe harmonia e valleve popullore të cilat nxorrën në shesh më qindra qytetarë të Lushnjës për të ndjekur Festivalin Folklorik të Valles Popullore.

Në edicionin e 9-të të tij merrnin pjesë 8 grupe garuese nga qarqe të ndryshme të vendit dhe 5 grupe përshëndetëse. Disa ansamble popullore vinin për herë të parë në këtë qytet, ndërsa të tjerë kanë qënë fitues të edicioneve të mëparëshme. Të pranishmit janë shprehur mjaft entuziastë dhe kanë ndarë mendimin se vallja popullore pëlqehet shumë edhe nga brezi i ri, fakt ky që tregon se në përbërjen e tyre grupet kishin mjaft valltarë të rinj.

300 valltarë dhe 80 instrumentistë u bënë pjesë e këtij festivali ku nuk munguan edhe grupe nga Janina dhe Kosova, të cilët janë shprehur mjaft të lumtur që të tilla aktivitetet vijojnë traditën e tyre duke sjellë gjithnjë e më shumë elementë të rinj.

Ky festival nisi ne Lushnje 13 vjet më parë, duke u bërë i vetmi festival ndërkombëtar në llojin e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ushqyerja me gji e mban zemrën e nënës të shëndetëshme

Elementët etnografik duket se janë një nga tiparet dallues të Shqipërisë. Dhe kanë qenë pikërisht këta elementë të cilat kanë karakterizuar festivalin folklorik i cili prej dy ditësh po zhvillohet në Lushnjë. Kanë qenë kostumet shumëngjyrëshe dhe harmonia e valleve popullore të cilat nxorrën në shesh më qindra qytetarë të […]