Mbahen sot zgjedhjet në Britani

administrator
Read Time37Seconds

Në Britani mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të përcaktojnë se kush do t’i udhëheqë negociatat për daljen e këtij vendi nga Bashkimi Evropian. Britania ka vendosur të largohet nga blloku në një referendum, të mbajtur vitin e kaluar.

Zgjedhjet mund të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo referendum të ri për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar. Rreth 47 milione votues do të zgjedhin 650 deputetë. Partia Konservatore e kryeministres Tereza Mei pritet të zgjerojë shumicën në Parlamentin pasi sondazhet i japin asaj 43% përballë Laburistëve me 36%. Dy parti të tjera të vogla që e kundërshtojnë daljen nga BE-ja kanë mbështetje të pakët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 8 qershor?

Në Britani mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të përcaktojnë se kush do t’i udhëheqë negociatat për daljen e këtij vendi nga Bashkimi Evropian. Britania ka vendosur të largohet nga blloku në një referendum, të mbajtur vitin e kaluar. Zgjedhjet mund të kenë ndikim edhe në vendimin e […]