Mbahen sot në Kosovë zgjedhjet parlamentare

administrator
Read Time40Seconds

Qytetarët kosovarë i janë drejtuar kutive të votimit, pasi sot mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. 1,9 milionë zgjedhës duhet të votojnë për të përzgjedhur 120 anëtarët e Kuvendit të ri nga lista me 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare.

Katër qendra votimi janë hapur në pjesën veriore, me komunat me shumicë serbe, ndërsa në këtë pjesë ndodhen rreth 200 vëzhgues, mes tyre edhe nga OSBE-ja. Zgjedhjet vëzhgohen nga rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendase e të huaja. Në terren gjendet edhe një numër i madh prokurorësh të shtetit dhe zyrtarë të policisë, të cilët kujdesën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Këto janë zgjedhjet e gjashta parlamentare që nga çlirimi i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Pse Skandali i Madh “CEZ” nuk mund të mbyllet!

Qytetarët kosovarë i janë drejtuar kutive të votimit, pasi sot mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. 1,9 milionë zgjedhës duhet të votojnë për të përzgjedhur 120 anëtarët e Kuvendit të ri nga lista me 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Katër qendra votimi janë hapur në pjesën veriore, […]