Mazhoranca Jonë: Shumë Punë Akoma!

administrator
Read Time2 Minutes, 7 Seconds

I ftuar në studion e ABC News, Socialisti Ervin Bushati ka folur për disa nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit. Emërimi i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm dhe deklaratat e Presidentit Nishani për dekretimin e tij, marrëdhëniet PS-LSI dhe deklaratat e bëra nga LSI, zgjedhjet e 18 Qershorit dhe afrimi i afateve kushtetuese të zgjedhjes së presidentit të republikës janë disa nga tematikat e diskutuara në studion e ABC News.

  • Kandidatura e zotit Xhafa është kandidatura më e matur dhe më profesionale për sfidat e reja që ka Ministria e Brendshme, duke patur parasysh që me arkitekturën e re të reformës në drejtësi, pra një drejtësi të reformuar tërësisht, Ministria e Brendshme mer një pozicion më të rëndësishëm dhe kush më mirë se zoti Xhafaj që ka udhëhequr reformën në drejtësi mund ta bëjë këtë detyrë. Presidenti vendit nuk ka qënë i këtij mendimi, por gjithsesi e respektoj pasi ato ishin opinionet e tij. Ajo që vlen të theksoj është se vendimmarrja për emërimin  e një ministri është vendimi më politik që mund të marrë një mazhorancë, dhe t`i hysh një mazhorance se pse vendos këtë apo atë më duket  një lojë absurde.
  • Edhe pas shumë aludimeve rreth ecurisë së këtij koalicioni qeverisës ajo që duhet thënë është që një koalicioni shikoji punën dhe jo gunën. Ne kemi kaluar aq shumë reforma të rëndësishme  të cilat nuk do të ishin  arritur kurrë nëse do të kishim një mazhorancë të tkurrur. Për sa kohë që shkojmë bashkë dhe votojmë të njëjtat ligje unë mendoj që koalicioni vazhdon dhe është shumë i suksesshëm.
  • Përsa i përket zgjedhjeve të presidentit, do të ketë një proces të gjërë për të arritur në një vendimmarrje sa më të mirë, sa më të qartë. Duhet të kuptojmë që roli i presidentit me ndryshimet kushtetuese dhe me reformën në drejtësi është më i zvogëluar. Shqiptarët  meritojnë një president, një figurë solemne dhe një figurë që të ketë një karakter të pacënueshëm moral. Dhe ajo që ka rëndësi, një figurë e cila të dalë nga politika nga momenti që zgjidhet, të mos japin më opinione politike por të japë idenë e solemnitetit  kombëtar.

Video

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Besimtarët Bektashinj festojnë Sulltan Novruzin

I ftuar në studion e ABC News, Socialisti Ervin Bushati ka folur për disa nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit. Emërimi i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm dhe deklaratat e Presidentit Nishani për dekretimin e tij, marrëdhëniet PS-LSI dhe deklaratat e bëra nga LSI, zgjedhjet e 18 […]