Marrëdhëniet SHBA-Iran/Rama: Nuk ka rrezik për Shqipërinë

Bleona Hoxha
Read Time48Seconds

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë në kuadër të marrjes së kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria. I pyetur nga gazetarët, Rama ceku dhe një çështje aktuale dhe të nxehtë, si ajo e marrëdhënieve SHBA-Iran dhe rrezikun që mund t’i kanoset vendin tonë.

Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria nuk po kontribuon në aleancën me SHBA-në me raketa dhe bomba, por po kontribuon në strehimin e muxhahedinëve, aleancë strategjike kjo me SHBA-në për të mikpritur njerëzit që janë në rrezik, si pjesë e një operacioni humanitar dhe jo politik.

‘Shqipëria ka bërë atë që duhet në respekt të traditës së saj, jemi aleatë të SHBA-ve’, ka shtuar më tej kryeministri.

Lidhur me çështjen e sigurisë në vend, Rama deklaroi se kemi në krah SHBA-të dhe se nuk ka asnjë shqetësim të veçantë në këtë moment, pra Shqipëria nuk është në rrezik.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Post-tërmeti/Veliaj: Ka nisur ndërtimi i lagjes së re në Vaqarr

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vjenë në kuadër të marrjes së kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria. I pyetur nga gazetarët, Rama ceku dhe një çështje aktuale dhe të nxehtë, si ajo e marrëdhënieve SHBA-Iran dhe rrezikun që mund t’i kanoset vendin tonë. Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria nuk po kontribuon […]