Mariza Ikonomi: Mirënjohëse për ndryshimin e lagjes time dhe hapësirat që iu keni dhënë fëmijëve!

Zemra e Tiranës
Read Time1 Minute, 19 Seconds

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Mariza Ikonomi, ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen e veçantë për vëmendjen që Bashkia e Tiranës po i kushton përmirësimit të kushteve të jetesës veçanërisht në Njësinë 7 ku ajo edhe banon. Duke përshëndetur Asamblenë e Partisë Socialiste Mariza tha se falë ndërhyrjeve që po bëhen në këtë njësi administrative po krijohen më shumë hapësira çlodhëse dhe kënde argëtimi për fëmijët.

“Si banore e kësaj lagjeje mund të them që hapësira për fëmijët edhe ai rregulli për një jetesë akoma më të mirë dhe më me pak stres është gjithmonë një pikë që ne na kap që të gjithëve, është e pamundur që të mos na kapë dhe ndërkohë unë vlerësoj dhe i jam mirënjohëse në fakt Bashkisë dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar, Erionit, të gjithëve për atë çka kanë bërë për ndryshimin e kësaj lagjeje, për hapësirën që i kanë dhënë fëmijëve, për hapësirat që i kanë dhënë njerëzve,” u shpreh këngëtarja Ikonomi.

Partisë Socialiste i janë bashkuar mjaft personazhe të njohur të kulturës, sportit, artit dhe letrave, të cilët, kryefjalë të tyren në Tiranë kanë njerëzit jo vetëm të punës por edhe të aftë për transformimin e qytetit dhe vetë jetës së qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Covid-19, në Vjenë kisha shëndrrohet në sallë leximi

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Mariza Ikonomi, ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen e veçantë për vëmendjen që Bashkia e Tiranës po i kushton përmirësimit të kushteve të jetesës veçanërisht në Njësinë 7 ku ajo edhe banon. Duke përshëndetur Asamblenë e Partisë Socialiste Mariza tha se falë ndërhyrjeve që […]