Maqedoni, vijojnë protestat kundër gjuhës shqipe

administrator
Read Time43Seconds

Qindra manifestues kanë protestuar mbrëmë në Maqedoni kundër platformës shqiptare dhe dygjuhësisë. Protestuesit kanë marshuar nga selia e qeverise drejt Kuvendit duke thënë “JO” për dygjuhësinë dhe debatit për te ndryshuar himnin, flamurin dhe stemën e Republikës së Maqedonisë.

Protestuesit gjatë marshimit ndaluan edhe para zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov në qendër të kryeqytetit, ku disa nga anëtarët e shoqatës së gjuetarëve në mënyrë simbolike dorëzuan uniforma dhe porositën Ivanovin që të mos lëshojë pe para platformës së Tiranës.

Pas protestave kundër gjuhës shqipe, mbrëmë maqedonasit kanë fshirë edhe tabelat në gjuhën shqipe në disa rrugë. Autorët duket se janë mbështetës të partisë VMRO-DPMNE, pasi në disa tabela është shkruar emri i kësaj partie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Si të kujdesemi për kafshët shtëpiake në ditët e nxehta

Qindra manifestues kanë protestuar mbrëmë në Maqedoni kundër platformës shqiptare dhe dygjuhësisë. Protestuesit kanë marshuar nga selia e qeverise drejt Kuvendit duke thënë “JO” për dygjuhësinë dhe debatit për te ndryshuar himnin, flamurin dhe stemën e Republikës së Maqedonisë. Protestuesit gjatë marshimit ndaluan edhe para zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov […]