Mania “selfie” shkaktar i humbjes së jetëve

administrator
Read Time1 Minute, 16 Seconds

Kohët e fundit mania për të bërë “selfie” është bërë ngjitëse tek të rinjtë. Në çdo moment shef njerëz që me telefonin e tyre fotografojnë veten në momente të ndryshme të ditës. Kjo duket se është kthyer në një `sëmundje`  cila jo pak herë ka qenë fatalë për disa, pasi mania për të dalë bukur dhe për të qenë I veçantë ka rezultuar fatale për disa persona.Në Indi shtatë persona kanë gjetur vdekjen për të realizuar një selfie.

Sipas policisë në Kanpur, në distriktin Uttar Pradesh, një grup njerëzish kishin shkuar për not në lumin Ganga, kur njëri nga ta vendosi të bënte një selfie, mirëpo gjatë kohës që po kërkonte të realizonte foton humbi ekuilibrin dhe u rrëmbye nga rryma. Mirëpo  gjashtë personat e tjerët që ishin miq të tij, të cilët kanë tentuar të shpëtonin shokun e tyre  janë zhytur një mbas një në përpjekje që ta shpëtojnë njëri-tjetrin, mirëpo janë mbytur.

Autoritetet në Indi kanë deklaruar këtë vit se në 16 zona në Mumbai ndalohen fotografitë “selfie”, pasi ka pasur një numër të madh vdekjesh tragjike të njerëzve që provuan t’i bënin fotografi vetes.

Mania “selfie” duket është kthyer në rrezik për njerëzit, pasi në shumë raste në tentativa për të bërë një foto të bukur dhe të veçantë ka rezultuar fate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

8 DHJETORI, LEVIZJA STUDENTORE E `90 DHE DITA E RINISË

Kohët e fundit mania për të bërë “selfie” është bërë ngjitëse tek të rinjtë. Në çdo moment shef njerëz që me telefonin e tyre fotografojnë veten në momente të ndryshme të ditës. Kjo duket se është kthyer në një `sëmundje`  cila jo pak herë ka qenë fatalë për disa, pasi […]