Mandati i tretë/ Bushati: Rindërtimi, Integrimi në BE dhe Reforma në Drejtësi🇦🇱

Bleona Hoxha
Read Time3 Minutes, 46 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA ku foli rreth zhvillimeve në Kongresin e Partisë Socialiste. Bushati komentoi piketat për mandatin e tretë, futjen e dekriminalizimit të detyruar për anëtarët e Partisë Socialiste që do të synojnë të marrin pjesë në zgjedhje për poste publike, rritjen e pagës minimale si edhe për tubimin e dy marsit, të paralajmëruar nga presidenti Ilir Meta.

Lidhur me amnistinë ekonomike për pasuritë e qytetarëve shqiptarë, Bushati deklaroi se kjo do të fillojë pasi të përfundojë Operacioni Forca e Ligjit.

‘Ata që mendojnë se mund të përfitojnë nga krimi do të demotivohen ekonomikisht, pra nuk do t’i kenë dhe nuk do t’i gëzojnë pronat. Krimi nuk bëhet për arsye antropologjike apo psikologjike, por për arsye të pastra ekonomike. Pas mbylljes së kësaj faze në fillim të vitit të ardhshëm, do të kemi edhe një formalizim të ekonomisë. Kemi marrë indicien e parë se si mund të bëhet amnistia dhe kjo patjetër që është pjesë e programit të Partisë Socialiste’, shprehu deputeti.

I pyetur nga gazetari nëse vendimi për rritjen e pagës minimale ka ardhur në kohën e duhur, Bushati vuri në dukje se ky ishtë momenti perfekt për këtë vendim.

‘Është një hap për t’u përshëndetur, një vendimmarrje e fortë politike. Ne jemi të përgjegjshëm për të kuptuar se kur mund të rritet paga minimale, pra kur është momenti i duhur. Ekonomia nuk mund të jetë fushë eksperimentesh. Ky ka qenë momenti sepse duke parë rritjen ekonomike, nivelin e ulët të deficitit buxhetor dhe duke menduar që në dy vitet e ardhshme do të kemi një fluks investimesh që do të ndryshojë balancën ekonomike, atëherë dhe rritja e pagës minimale do të paraprijë këto zhvillime. Kjo do ndryshojë profilin ekonomik të Shqipërisë. Do të kemi dyfishim të sektorit të ndërtimit që mund të tejkalojë dhe bujqësinë, pra do të dyfishohen dhe investimet publike’, shtoi deputeti.

Lidhur me reformat e ndërmarra nga PS, Bushati pohoi se do të kërkojnë një mandat të tretë, i cili do të jetë dhe mandati përmbyllës i këtyre reformave.

‘Prioritetet tona janë sfidat e Shqipërisë; rindërtimi pas tërmetit, integrimi në BE dhe Reforma në Drejtësi. Këto diskutuam dhe në Kongres. Të tjerat që diskutuam janë procese të brendshme të Partisë Socialiste, që të shikojë drejt vitit 2021 për një mandat të tretë.  Nëse në mandatin e parë hodhëm themelet e reformave, në këtë mandat ne shtrimë linjat kryesore ku mund të funksionojnë ato. Në mnandatin e tretë do ti përmbyllim reformat, do të sjellim zhvillimin ekonomik dhe do të mundësojmë që Shqipëria të jetë pjesë e vlerave evropiane’, deklaroi deputeti socialist.

Një çështje që nuk u la pa përmendur ishte dhe tubimi i dy marsit, i paralajmëruar nga presidenti, për të cilën Bushati tha se Meta këtë duhet ta bënte nëse do të ishte kryetar partie.

‘Presidenti duhet të ishte i të gjithë shqiptarëve. Do të kishte mundësinë të ishte dhe Presidenti im nëse do fliste për rindërtimin, për integrimin evropian apo për Reformën në Drejtësi. Presidenti ka kaluar në një fazë politike të jetës së tij, po merret me politikë dhe nuk po bën atë punë për të cilën është mandatar. Nëse mendonte se formati i Presidentit nuk ishte i përshtatshëm, mund të mos e kishte pranuar postin. Do ishte më e ndershme në momentin që kur të dilte në pension, të krijonte një parti politike dhe të thoshte që do të kandidonte si kryetar i PS apo LSI dhe se do të donte të ndryshonte mënyrën se si funksionon Presidenca në Shqipëri, pra  ta kthente nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale. Të dilte para shqiptarëve dhe ta provonte. Ndërkohë, mund të priste Gjykatën Kushtetuese, por ai ka marrë një rol politik dhe nuk po i rri mirë kostumi presidencial. Ne kemi hapur një proces hetimor për presidentin.
Meta nuk ka qenë serioz dhe nuk duhet marrë seriozisht’, theksoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.

 

Intervista e plotë: 

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Një orë e vecantë Shkencore/ A special science hour

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA ku foli rreth zhvillimeve në Kongresin e Partisë Socialiste. Bushati komentoi piketat për mandatin e tretë, futjen e dekriminalizimit të detyruar për anëtarët e Partisë Socialiste që do të synojnë të marrin pjesë në […]