Mali i Zi tashmë pjesë e NATO-s

administrator
Read Time1 Minute, 0 Seconds

Mali i Zi është zyrtarisht anëtari i 29-të i NATO-s. Në Departamentin Amerikan të Shtetit është mbajtur ceremonia për pranimin zyrtar të këtij shteti. Në ceremoni, morën pjesë nënsekretari amerikan i Shtetit, Thomas Shannon dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç depozitoi instrumentin e pranimit të vendit në NATO. Më 7 qershor pra pikërisht sot, flamuri i Malit të Zi, anëtari më i ri i Aleancës, do të valëvitet për herë të parë në Shtabin e Aleancës Ushtarake në Bruksel.

Kjo ngjarje është rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare për ta përfshirë Malin e Zi në komunitetin euroatlantik të vendeve, thuhej në një deklaratë të dhënë nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit. Presidenti Donald Trump, është shprehur se pranimi i Malit të Zi riafirmon se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende që janë të gatshme dhe të afta të bëjnë reformat e nevojshme për të përmbushur standardet e larta të NATO-s dhe për të pranuar rreziqet, përgjegjësitë si dhe përfitimet e anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Irlanda zgjedh kryeministrin e ri, pjesë e komunitetit LGBT

Mali i Zi është zyrtarisht anëtari i 29-të i NATO-s. Në Departamentin Amerikan të Shtetit është mbajtur ceremonia për pranimin zyrtar të këtij shteti. Në ceremoni, morën pjesë nënsekretari amerikan i Shtetit, Thomas Shannon dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç depozitoi instrumentin […]